Ushtria e Pakistanit mbështet bisedimet e SHBA-së për paqe me talibanët afganë

Azia

Ushtria e Pakistanit mbështet bisedimet e SHBA-së për paqe me talibanët afganë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 15:05
Zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali, Asif Ghafoor.

Ushtria e Pakistanit ka njoftuar të enjten se mbështet përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për arritjen e një zgjidhjeje politike me talibanët afganë për t’i dhunë fund luftës 17 vjeçare, duke i bërë thirrje Uashingtonit që ta konsiderojë Kabulin si mik në rajon në vend të “dështimit”.

Këto komente nga zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze, gjenerali, Asif Ghafoor, kanë ardhur pak kohë pasi përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, ka njoftuar për një vizitë të realizuar në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad.

“Aq sa kemi mundësi do të bashkëpunojmë”, ka thënë Ghafoor në qytetin Ravalpindi, duke iu përgjigjur pyetjes se si mund t’i ndihmojë Pakistani SHBA-së për të negociuar një zgjidhje politike me talibanët.

“Ajo se çfarë SHBA pret nga ne dhe zyra e Jashtme është që në një mënyrë ata të negociojne me talibanët”.

Khalilzad, i lindur në Afganistan, mirëpo diplomat i SHBA-së, që ka shërbyer si ambasador amerikan në Afganistan, Irak dhe Kombe të Bashkuara gjatë udhëheqjes së ish- presidentit George W. Bush, është emëruar nga administrata e Trumpit tre muaj më parë si i dërguar special për të negociuar paqen.

Vizita e tij në Pakistan ka ndodhur pas kërkesës së presidentit amerikan, Donald Trump ndaj kryeministrit pakistanez, Imran Khan, që shteti i tij në ndihmojë ne procesin e paqes në shtetin fqinj.

Uashingtoni i ka bërë presion Islamabadit për një kohë të gjatë, për siç ka thënë strehim të talibanëve afganë, mirëpo autoritetet pakistaneze kanë mohuar një gjë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat