Afganistan: Vriten tre civilë nga shpërthimi i një bombe

Azia

Afganistan: Vriten tre civilë nga shpërthimi i një bombe

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 15:40
Ilustrim

Në provincën Herat të Pakistanit janë vrarë tre civilë pasi makina me të cilën po udhëtonin shkeli në një bombë të vendosur përgjatë rrugës.

Një zëdhënës i guvernatorit provincial tha se sulmi i 8 dhjetorit, ka ndodhur në qarkun Guzra.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por zëdhënësi Gelani Farhad, i ka fajësuar kryengritësit talibanë, të cilët janë mjaft aktivë në këtë zonë.

Ndërkaq në provincën Nangarhar, tre anëtarë të grupit militant, Shteti Islamik janë arrestuar gjatë një operacioni ushtrak në qarkun Bahsud, ka thënë Attahullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit provincial.

Khogyani tha se tre anëtarët e arrestuar ishin pjesë e departamentit të propagandës të IS-it.

Si talibanët ashtu edhe militantët e IS-it janë aktiv në pjesë të ndryshme të Afganistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat