Utah Jazz i shkakton humbje Golden State Warriors

Basketboll

Utah Jazz i shkakton humbje Golden State Warriors

Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 08:44
Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur kundër Utah Jazz.

Mbrëmë janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Kampioni në fuqi i NBA-s, Golden State Warriors ka pësuar humbje të papritur kundër Utah Jazz.

Këta të fundit ishin në disponim të mirë para shikuesve të vetë në palestrën Vivint Smart Home Arena, me ç’rast arritën të triumfojnë me rezultat 108:103.

Vetëm periudha e dytë u takoi kampionëve ndërsa në tre të tjerë më të mirë ishin vendasit që shkëlqyen me paraqitjen e tyre.

Basketbollisti më efikas në radhët e “xhezerëve” ishte Joe Ingles me njëzet pikë. Joe Crowder shtoi 18 pikë gjersa një pak i realizoi Rudy Gorbert.

Te “luftëtarët” më të mirët ishin Stephen Curry me 32 pikë dhe Kevin Durant, i cili shtoi 30 sosh, por që nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur humbjen.

Pas kësaj, Golden State ka bilanc prej 21 fitoreve dhe 11 humbjeve ndërsa për Jazz ky ishte triumfi 15 kundrejt 17 pësimeve.

Ndryshe, Utah në takimin e radhës do të luajë kundër Portland Trail Blazers gjersa Warriors do të ballafaqohen me Dallas Mavericks.

Rezultatet tjera:

Charlotte 110:99 Cleveland

Orlando 901:29 San Antonio

Philadelphia 131:109 New York

Boston 103:110 Phoenix

Toronto 99:96 Indiana

Chicago 93:96 Brooklyn

Houston 136:118 Washington

Milwaukee 123:115 New Orleans

Minnesota 123:115 Detroit

Sacramento 113:132 Oklahoma City

Portland 99:92 Memphis

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat