Vlladimir, mos i fut hundë në Kosovë! Mos apelo nga Serbia për Mitrovicë!

Basketboll

Vlladimir, mos i fut hundë në Kosovë! Mos apelo nga Serbia për Mitrovicë!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2018 Në ora: 11:10
Vlladimir, mos i fut hundë në Kosovë! Mos apelo nga Serbia për Mitrovicë!

Ish përfaqësuesi i Serbisë, basketbollisti Vlladimir Shtimac, ka dhënë deklaratë skandaloze, duke thënë se qytetarët e Serbisë duhet të solidarizohen dhe të mbledhin donacione për t’i ndihmuar bashkatdhetarët e tyre në Kosovë para festave të Vitit të Ri. Shtimac është pjesë e klubit turk, Turk Telekom, që bën pjesë në elitën e basketbollit. 

“Po vijnë festat dhe mendoj se duhet të solidarizohemi e të ju ndihmojmë bashkëkombësve në Kosovë. Ka plot organizata që po mundohen te ju ndihmojnë, por tani ne jemi më të duhurit dhe mendoj që mund të ju ndihmojmë tani për festa se me siguri nuk e kanë të lehtë”, ka thënë Shtimac, deklaratë që u publikua në 'Informer'. A thua, pse nuk e kanë të lehtë serbët, kur askush nuk i ngacmon dhe jetojnë jetën e lirë, si qytetarë të Republikës së Kosovës.  Vlladimir, mos i fut hundë në Kosovë! Mos apelo nga Serbia për Mitrovicë, sepse ky qytet është në Republikën e Kosovës! Sepse sportisti është sportist dhe nuk përzihet në politikë.

Në ditët e fundit, nga klubi i futbollit Cërvena Zvezda, klubi i basketbollit Partizani, e tani edhe Vlladimiri solidarizohen me serbët që jetojnë në Mitrovicë, të cilët nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat