Bordi i FBK-së emëroi përzgjedhësit e Kombëtareve të reja të Kosovës

Basketboll

Bordi i FBK-së emëroi përzgjedhësit e Kombëtareve të reja të Kosovës

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 15:00
Bordi i FBK-së emëroi përzgjedhësit e Kombëtareve të reja të Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e vet, i ka emëruar përzgjedhësit e Kombëtareve të Reja të Kosovës në të dyja konkurrencat. Kombëtaren U16 në konkurrencën e femrave do të udhëheq Edin Kërveshi, ku do të garojnë në Kampionatin Evropian U16, Divizioni B, nga 15-24 gusht 2018, Sofje/Bullgari. Kosova është në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën. Kosova U18 (F) do ta udhëheq Illmen Bajra, e cila merr pjesë në Kampionatin Evropian U18, Divizioni B, nga 5-14 korrik 2019, Shkup/Maqedoni.

Kosova është në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë. Kosova U20 (F) do ta udhëheq Fidan Shatri, me ndihmës Ismet Feratin. Kjo grup-moshë garon në Kampionatin Evropian U20, Divizioni B, nga 3-11 gusht 2019, Prishtinë/Kosovë. Kosova bën pjesë në Grupin A së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin. Kosova U16 (Meshkujt) do ta udhëheq Albert Sylejmani dhe garon në Evropianin U16, Divizioni B, nga 8-17 Gusht 2019, Podgoricë/Mali i Zi. Kosova bën pjesë në Grupin A së bashku me Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë. Kosova U18 (M) do ta udhëheq Gyltekin Selimi dhe do të luajë në Evropianin U18, Divizioni B, nga 26 korrik – 4 gusht 2019, Oradea/Rumani. Kosova bën gara në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

Ndërkaq, Kosova U20 (M) do ta udhëheq Ibrahim Karabeg, e cila merr pjesë në Evropianin U20, Divizioni B, nga 12-21 korrik 2019, Matosinhos/Portugali. Kosova është në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estonia dhe Armenia. Ndërkaq ndihmësit e secilës Kombëtareve do të emërohen në ditët në vijim në koordinim me përzgjedhësit dhe Drejtorin e Kombëtareve të Kosovës, Granit Rugovën. Duhet theksuar se Kombëtaret e Reja të Kosovës do të fillojnë me grumbullimet e para në fillim të muajit janar në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për të gjitha sfidat që i presin në vitin 2019, bëhet e ditur nga FBK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat