Askush si Bashkimi

Basketboll

Askush si Bashkimi

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 16:42
Pamje nga një ndeshje

Basketbollistet e Bashkimit kanë arritur që stinorin vjeshtor në Ligën e Femrave ta përmbyllin pa asnjë disfatë dhe kjo ka bërë që ato dimërojnë si kampione vjeshtore.

Skuadra nga Prizreni, e cila është edhe kampione në fuqi, nga tetë ndeshje ka realizuar po aq fitore dhe kështu ka grumbulluar maksimumin e pikëve, gjithsej 16 sosh.

Ndërkohë në pozitën e dytë është Penza nga Peja, skuadër kjo që ka bilanc prej 7 fitore e 1 humbje, dhe të vetëm disfatë e ka pikërisht nga Bashkimi. Vashat pejane kanë grumbulluar 15 pikë.

Një pikë më pak e ka Prishtina, skuadër kjo që në tetë ndeshje ka regjistruar 6 fitore e 2 humbje dhe disfatat i ka pësuar pikërisht nga Bashkimi dhe Penza.

Në pozitën e katërt është Trepça me 12 pikë, aq sa ka edhe Kastrioti e Vëllaznimi dhe kështu të trija këto klube e ndajnë pozitën e pestë, derisa Sfera është në vendin e shtatë me 10 pikë, dhe Drita me 9 e Vushtrria me 8 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat