Resmija në mesin e serbeve!

Basketboll

Resmija në mesin e serbeve!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 11:42
Resmije Juniku

Fundvitet e 70-ta dhe fillimvitet e 80-ta kujtohen me emocione të mëdha nga gjeneratat e vjetra, madje lojërat e mira që bëri KB Universiteti i Prishtinës në rangun më të lartë përkatësisht në elitën e basketbollit ish jugosllav. Ish basketbollistja e mirënjohur Resmije Juniku ka qenë më e mira e asaj periudhe. Ikona e basketbollit tonë edhe pse nuk ishte më e gjatë se 162 centimetra ka qenë shkatërruese për rivale, sidomos specialiste për treshe, madje në një ndeshje kishte shënuar 10 treshe. Në kohën kur Resmija luante në Universitet ishte e vetmja shqiptare dhe të gjitha të tjerat serbe, ndonjëra edhe boshnjake.

Image

Në foto nga majta lartë: Ismet Shumanoviq, Jelica Komnenoviq, Olga Dashiq, Sllavica Dashiq, Milica Komnenoviq, Zhaneta Kilibarda, ?.

Ulur nga e majta: Resmije Juniku, Mirsada Rexhepagiq, Snezhana Pavlloviq, Vinka Delibashiq dhe ?, Ifeta Gjigoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat