Tjetër humbje për Warriors, këtë herë i mposht Portlandi

Basketboll

Tjetër humbje për Warriors, këtë herë i mposht Portlandi

Më: 28 dhjetor 2018 Në ora: 12:19
Golden State Warriors

Skuadra kampione e NBA ka pësuar humbjen e dytë radhazi.

Golden State Warriors, pas humbjes së rëndë që pësuan për Krishtlindje nga Los Angeles Lakers, prisnin në “Oracle Arena” Portland Trail Blazers për t’u kthyer në rrugë të mbarë, por edhe këtë herë dolën të mposhtur me rezultat 109-110 pas vazhdimeve.

Vendimtar në triumfin e Blazzers ishte Damien Lillard i cili realizoi tre pikësh vetëm pak sekonda para fundit të takimit. Më i miri sa i përket statistikave ishte Stephen Curry i Warriors, me 29 pikë, 7 asistime dhe 5 kërcime, por që nuk patën vlerë për skuadrën.

Houston Rockets treguan forcën ndaj Boston Celtics, duke fituar me rezultatin 127-113 me spektaklin e MVP-së së sezonit të kaluar, James Harden, që ishte fantastik me plot 45 pikë të realizuara.

Kjo ishte fitorja e tretë radhazi për Rockets, pavarësisht mungesës së një ylli si Chris Paul.

Lëndimi i LeBron James dha efektet e para te Los Angeles Lakers, që u mposhtën në një përfundim fantastik me vetëm një pikë diference 117-116 në fushën e Sacramento Kings.

Nuk mjaftoi për kalifornianët Kyle Kuzma me 33 pikë, , ndërsa në radhët e Kings rolin e liderit e mori Bogdan Bogdanoviq, që pikërisht në momentin e rënies së sirenës për përfundimin e takimit realizoi një trepikësh shumë të rëndë, që çoi në ekstazë publikun vendës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat