Mulaomeroviç ligjëron në Kosovë

Basketboll

Mulaomeroviç ligjëron në Kosovë

Më: 29 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Mulaomeroviç ligjëron në Kosovë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) më 6 janar 2019 (e diel) do të organizojnë seminarin për trajnerë në prag të fillimit të stinorit pranveror.

Ligjërues në seminar do të jenë Damir Mulaomeroviç, Përzgjedhës i Kosovës me temën “Sporti kulmor dhe psikologjia e sportit kulmor”, Bilal Han Duru, Koordinator i gjeneratave të reja në KB EFES PILSEN  me temën “Programet e veçanta tek gjeneratat e reja në EFES PILSEN (Organizimi, përgatitjet gjatë periudhave sezonale, mbrojtja, sulmi etj), si dhe Prof.Dr. Ridvan Ekmekçi  me temën “Përgatitja mentale e basketbollistëve/ve”.

Seminari do të filloj në ora 09:30 dhe do të mbaroj në ora 17:30. Seminari është i ndarë në dy pjesë, ku teoria do të mbahet sallën e konferencave në hotel “International Prishtina” prej orës 09:30 deri në 13:30, derisa pjesa në praktikë do të mbahet në palestrën e sporteve të Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë prej orës 14:45 deri në 17:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat