Zyrtare: KB Bashkimi nis vitin me një transferim!

Basketboll

Zyrtare: KB Bashkimi nis vitin me një transferim!

Më: 1 janar 2019 Në ora: 20:30
Lamar Wofford-Humphrey

Klubi basketbollistik i Super Ligës së Kosovës, Bashkimi ka filluar vitin 2019 me transferime. 

Përmes faqes zyrtare në Facebook, ata kanë lajmëruar se kanë nënshkruar me Lamar Wofford-Humphrey.

Lamar është 24 vjeçar dhe luan në pozitat  4 dhe 5. Gjatësia e tij është 206 centimetra. 

Sezonin e kaluar ai u paraqit për ekipin nga SHBA  Omaha Mavericks. Lamar kishte një mesatare prej 8.2 pikëve dhe 4.8 kërcimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat