Ekmekçi nga Turqia për t’i ndihmuar trajnerët tanë

Basketboll

Ekmekçi nga Turqia për t’i ndihmuar trajnerët tanë

Më: 6 janar 2019 Në ora: 12:23
Ekmekçi nga Turqia për t’i ndihmuar trajnerët tanë

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) e ka organizuar një Punëtori me përzgjedhësit e Përfaqësueseve të Reja, ndihmëstrajnerët potencial, si dhe trajnerët që janë pjesë e programit për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF) të FIBA Evropës. Punëtoria është mbajtur në zyret e FBK-së në Prishtinë.

Në këtë Punëtori ka ligjëruar Prof.Dr. Ridvan Ekmekçi nga Turqia, ndërsa tema ka qenë “Komunikimi dhe gjuha e trupit, trajnerë-lojtarë të grupmoshave të reja”.

Federata e Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të sjell Prof.Dr. Ridvan Ekmekçi nga Turqia për t’i ndihmuar trajnerët tanë në komunikimin e tyre më basketbollistët dhe basketbollistet prej gjeneratës U16 e deri te ata U20.

FBK e ka parë si shumë të arsyeshme bashkëpunimin me Prof.Dr. Ridvan Ekmekçi për të ndihmuar trajnerët tanë në punën me djemtë dhe vajzat e reja, dhe kështu të rrisim performancat e tyre në paraqitet e tyre gjatë verës në FIBA Kampionate Evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat