Toronto nuk ka të ndalur, mposht edhe Indianën

Basketboll

Toronto nuk ka të ndalur, mposht edhe Indianën

Më: 7 janar 2019 Në ora: 09:38
Toronto Raptors ka regjistruar edhe një fitore duke përforcuar kreun e tabelës së Konferencës Lindore.

Mbrëmë janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Toronto Raptors ka regjistruar edhe një fitore duke përforcuar kreun e tabelës së Konferencës Lindore.

Vendasit para shikuesve të vetë në palestrën Scotiabank Arena arritën të triumfojnë kundër Indiana Pacers me rezultat 121:105.

“Grabitqarët” për asnjë moment nuk e vënë në dyshim triumfin e tyre duke ngadhënjyer në çdo çerekt të ndeshjes.

Më i miri te fituesit ishte basketbollisti Norman Powell me 23 pikë gjersa pesë më pak i shtoi Serge Ibaka.

Te mysafirët u dalluan Bojan Bogdanovic me 21 pikë si dhe nga 16 pikë secili i realizuan Domantas Sabonis dhe Victor Oladipo.

Pas kësaj, Toronto ka bilanc prej 30 fitoreve dhe 12 humbjeve gjersa për Indianan ishte humbja e 13 kundrejt 26 triumfeve.

Ndryshe, Raprtors takimin e radhës do ta zhvillojnë me Atlanta Hawks ndërsa Pacers luajnë kundër Cleveland Cavaliers.

Rezultatet tjera:

Oklahoma City 98:116 Washington

Atlanta 106:82 Miami

Phoenix 113:119 Charlotte

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat