Prishtina regjistron në FBK përforcimin e ri - Bota Sot
Prishtina regjistron në FBK përforcimin e ri

Basketboll

Prishtina regjistron në FBK përforcimin e ri

Më: 7 janar 2019 Në ora: 10:57
Prishtina

Klubi Bardhekaltër është përforcuar me basketbollistin Ahmed Muhammed Bashir

Klubi i basketbollit Prishtina e ka paraqitur sot për regjistrim lojtarin ndërkombëtar Ahmed Muhammed Bashir nga USA, i cili së fundi është paraqitur në Argjentinë.

Siç njofton Federata e Basketbollit e Kosovës, lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB Prishtina pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK.

Image

Prishtina synon të jetë e suksesshme në rrafshin vendor dhe atë ndërkombëtar gjatë vitit 2019.

Bardhekaltrit do të luajnë në rrethin e dytë të fazës së grupeve në FIBA Europe Cup, ndërsa do ta synojnë titullin e kampionit në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...