Ylli sjell një basketbollist amerikan - Bota Sot
Ylli sjell një basketbollist amerikan

Basketboll

Ylli sjell një basketbollist amerikan

Më: 7 janar 2019 Në ora: 17:32
Foto ilustrim

Skuadra nga Theranda duket se e ka marrë seriozisht pjesën e dytë të sezonit në Superligën e basketbollit

Skuadrat e basketbollit të Kosovës kanë nisur të përforcohen me basketbollistë të rinj.

Golden Eagle Ylli e ka paraqitur sot për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës basketbollistin amerikan, Holloman Garrius De Marquise, i cili së fundi është paraqitur në Lebanon.

“Lojtari i lartpërmendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për KB.Golden Eagle Ylli pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK”, njofton shtëpia e basketbollit kosovar.    

Ylli ka qenë skuadër stabile viteve të fundit dhe pjesë e “Play-Offit” të Superligës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...