Alban Veseli afër marrëveshjes me ekipin nga Suhareka - Bota Sot
Alban Veseli afër marrëveshjes me ekipin nga Suhareka

Basketboll

Alban Veseli afër marrëveshjes me ekipin nga Suhareka

Më: 7 janar 2019 Në ora: 19:59
Alban Veseli

Pas transferimit të basketbollistit amerikan, Garrius Holloman, ekipi i basketbollit Ylli, është pranë transferimit edhe të ish-basketbollistit të Prishtinës, Alban Veseli.

Ky i fundit është pa skuadër që nga largimi nga Prishtina.

Burimet e medias pranë klubit bëjnë të ditur se trajneri Arben Krasniqi, ka pasur disa takime me basketbollistin e kombëtares së Kosovës dhe shumë shpejt pritet të arrihet marrëveshja.

Trajneri i Yllit, Krasniqi, në të kaluarën ka punuar me Alban Veselin, me të cilin lojtar, ka fituar katër herë titullin e kampionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...