Fisnik Rugova: Uroj që Pinari të mos jetë në ditën e tyre

Basketboll

Fisnik Rugova: Uroj që Pinari të mos jetë në ditën e tyre

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:10
Fisnik Rugova: Uroj që Pinari të mos jetë në ditën e tyre

Fisnik Rugova, prej basketbollistëve më të mirë në vendin tonë, shpreson që ekipi turk Pinar Karsiyaka që të mos jetë në ditën e tyre. Rugova me Z Mobile Prishtina janë në formë të mirë dhe me qetësi e presin sfidën e sotme, që luhen në orën 18.30 në konak të Pinar Karsiyaka-s, ndeshje e xhiros së tretë e Grupit I të FIBA Europe Cup.

 “Uroj që Pinari të mos jetë në ditën e tyre më të mirë, pasi para shikuesve te vet janë shumë të fortë. Besoj në ekip, nëse luajmë deri në fund lojë të fortë ekipore në mbrojtje mund të kthehemi me fitore”, thotë Rugova për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat