Aldridge shkëlqen në fitoren dramatike të Spurs

Basketboll

Aldridge shkëlqen në fitoren dramatike të Spurs

Më: 11 janar 2019 Në ora: 12:07
Aldridge

Ndeshje tepër interesante është zhvilluar në AT&T Center.

San Antonio Spurs mori një fitore të madhe ndaj Oklahoma City Thunder në mbrëmjen e NBA, në një ndeshje ku u shënuan plot 301 pikë dhe u nevojitën dy vazhdime për të përcaktuar fituesin.

Në fund festa ishte për skuadrën nga Teksas që triumfoi me rezultat 154-147 falë edhe numrit më të lartë të pikëve të realizuara deri tani në karrierë nga ylli i Spurs LaMarcus Aldrige i cili koleksionoi plot 56 pikë ndërsa e ndihmoi San Antonion edhe me 6 asistime e 9 kërcime.

Kjo ishte fitorja e gjashtë në shtatë ndeshjet e fundit për skuadrën e Gregg Popovich ndërkohë që Oklahoma pësoi humbjen e tretë rresht.  30 pikët e Paul Goerge por triple-double i radhës nga Rusell Westbrook që regjistroi 24 pikë 24 asistime dhe 13 kërcime nuk i mjaftuan Oklahomës për të evituar disfatën.

Vazhdon të kryesojë Konferencën e Perëndimit skuadra e Denver Nuggets.

Këtë herë ata mposhtën me rezultat të thellë 121-100 ekipin e Los Angeles Clippers.  Kanadezi Jamal Murray me 23 pikë dhe Nikola Jokiq me triple double prej 18 pikëve 10 asistime e 14 kërcime ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Denver.

Zhgënjen Boston Celtics që pas katër fitoresh rresht mposhtet në Florida nga Miami Heat me rezultatin 115-99.

As paraqitja e mirë e Kyrie Irving nuk e ndihmoi skuadrën më të titulluar të NBA të shmangte humbjen ndërkohë që te vendasit u dallua veterani Dywane Wade autori i 19 pikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat