Cilat ekipe janë përforcuar me shumë në basketboll?

Basketboll

Cilat ekipe janë përforcuar me shumë në basketboll?

Nga: K. Goca Më: 13 janar 2019 Në ora: 18:46
Ilustrim

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll dhe secila ekip është përforcuar në bazë të mundësive të saja.  Ekipet e elitës kanë sjellë në radhët e tyre lojtar që mund t’iu kryejnë punë në pjesën e dytë të kampionatit. Kampioni në fuqi Bashkimi nga Prizreni është përforcuar me Wofford Wendell (Angli), Ylli Gashi (Ponte Prizreni), Somel Shaqiri (Ponte Prizreni), kurse Z Mobile Prishtina përforcohet me Ahmed Muhammed Bashir nga Argjentina. Duarkryq nuk ka qëndruar as debutuesi në ligë, KB Ponte Prizreni, e cila ka sjellë në petkun e saj: Canada Malcolm Isaiah (Çekia), Ergin Grosha (KB Bashkimi), Getoar Arifaj (Golden Eagle Ylli) dhe Mendrit Ademi (Vushtrria). KB Golden Eagle Ylli angazhon lojtarët Holloman Garrius de Marquise (Lebanon), Alban Veseli (Z Mobile Prishtina). KB Trepça që synon katërshen e madhe ka angazhuar disa lojtarë të huaj: Baker II Kevin Shaun (SHBA), Carren Wilson JR (Teuta) dhe Harold Rigeway (Australia). Lipjani ka ngjeshur radhët me Arian Mehmetin (KB Drita), Drin Rexhën (KB Don Bosko), Qëndrim Demi (Vushtrria), Baton Dervishi (SHBA), Bryson Leonard Harris (SHBA), Damion Taylo (SHBA). KB Rahoveci që po befason për të mirë të gjithë, po ashtu iu është besuar edhe organizimi i Kupës së Kosovës, përforcohet me basketbollistin Fisnik Juniku (Lipjani), ndërsa KB Penza përforcohet me Shpend Gashin (Borea), Albin Berishën (Borea), Blendi Kadushën (Borea), Bujar Çekun (Feronikeli), Leon Limani (Borea), Rron Ukaj (Rahoveci), Valtrin Kastrati (Z Mobile Prishtina) e Puondak Makuei Jambo (Australia).

KB Feronikeli ka marrë një numër të madh të lojtarëve dhe që e bëjnë edhe më të fortë për pjesën pranverore. Ata janë përforcuar me Beqë Kovaqin (Borea), Rinor Pecin (Bashkimi), Don Polloshka (KB M Juniori), Mirza Muriq (Borea) e Shkëlqim Gashi.  Edhe Kaçaniku ka freskuar radhët me Vegim Rrahmanin (KB Don Bosko). KB Megasport përforcohet me basketbollistët Bleonis Tanushi (Vëllaznimi), Arbër Rushiti (Ponte Prizreni) e Blerton Krasniqi (Bashkimi), kurse KB New Basket me Hadrian Paçarizin e KB Ponte Prizrenit. KB Vëllaznimi përforcohet me Arion Ballukën (Rahoveci) e Edmond Kryeziun (Ponte Prizreni). KB Vushtrria angazhon katër lojtarë të Trepçës, si Ramadan Zekiqi, Abelard Rashiti, Ylldrin Sahiti e Shpëtim Muharemi. KB Don Bosko përforcohet me Rinor Ahmetin (Prishtina e Re), Dion Haxhosajn (Prishtina e Re), Hekuran Binxhijën, Izidor Lukiq, ndërsa Kerasan Prishtina me Edin Pecin e KB Don Boskos dhe KB Llapi me Veton Jetullahun e Prishtinës së Re.

Në konkurrencën e femrave, ekipi më i përforcuar pa dyshim është Prishtina. Kryeqytetaset janë përforcuar me Latesha Buck, Braennan Ferrar, që të dyja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Penza angazhoi Diedona Halitaj nga KB Prishtina, kurse KB Trepça Sihana Ramaja nga Vëllaznimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat