Harden 57 pikë, pranë rekordit personal - Bota Sot
Harden 57 pikë, pranë rekordit personal

Basketboll

Harden 57 pikë, pranë rekordit personal

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:05
Harden 57 pikë, pranë rekordit personal

U luajtën 6 ndeshjet e radhës në NBA dhe publiku në arenat amerikane është dëfryer me spektaklin e dhuruar mbi parket, ku spikatën veçanërisht dy basketbollistë me mbi 40 pikë.

Realizon më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së tij James Harden në fitoren 112-94 të Houston Rockets ndaj Memphis Grizzlies. “Mjekroshi” më i famshëm i NBA i shkon shumë afër rekordit të tij persona (60 pikë) me 11 gjuajtje të sakta për dy, 6 për tre dhe 17 të lira, duke shënuar në total 57 pikë. Në paraqitjen e tij jashtë normales numërohen edhe 9 “rebound”.

James Harden nuk ishte protagonisti i vetëm i mbrëmjes. Anthony Davies shkëlqen gjithashtu me 46 pikë dhe plot 16 “rebound” në fitoren e New Orleans Pelicans 117-121 në parketin e Los Angeles Clippers. Randle shtoi edhe 27 pikë të tjera për Pelicans, që gjithsesi mbeten ende larg zonës play off në Perëndim.

Sfidë e veçantë për Tony Parker ajo mës San Antonio Spurs dhe Charlotte Hornets, që përfundoi me fitoren 93-108 të skuadrës me pronar legjendën e basketbollit amerikan, Michael Jordan. 36-vjeçari u kthye për herë të parë si kundërshtar aty ku gjatë karrierës së tij ka fituar 4 tituj të NBA-së. Gjithsesi, si protagonist mbi parket Kemba Walker me 33 pikë, që zhvlerësoi 28 pikët dhe 10 “rebound” të LaMarcus Aldrige.

Në përballjen mes Brooklyn Nets e Boston Celtics morën më shumë vlerë 34 pikët e D’Angelo Russell, me vendasit që fituan 109-102. 34 pikë realizoi edhe Jayson Tatum, por që nuk u ndihmua sa duhet nga pjesa tjetër e Celtics.

Vazhdojnë të japin sinjale pozitive Sacramento Kings, që pavarësisht 35 pikëve të Damian Lillard, fituan 115-107 ndaj Portland Trail Blazers. Në radhët e Kings ishin plot 6 basketbollistë që arritën shifër të dyfishtë pikësh.

Ndërsa Utah Jazz triumfuan 100-94 ndaj Detroit Pistons, falë 28 pikëve të Donovan Mitchel dhe 18 pikëve e 25 “rebound” të Rudy Gobert. Për Pistons Blake Griffin u ndal në vetëm 19 pikë, ndërsa 15 të tjera i realizoi Andre Drummond, sigurisht pa mundur që ta shmangnin humbjen.

Rezultatet:

Brooklyn Nets-Boston Celtics 109:102

Houston Rockets-Memphis Grizzlies 112:94

San Antonio Spurs-Charlotte Hornets 93:108

Utah Jazz-Detroit Pistons 100:94

Sacramento Kings-Portland Trail Blazers 115:107

Los Angeles Clippers-New Orleans Pelicans 117:121

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...