Harden i pandalshëm në fitoren e Rockets - Bota Sot
Harden i pandalshëm në fitoren e Rockets

Basketboll

Harden i pandalshëm në fitoren e Rockets

Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:55
Harden

Tjetër ndeshje fantastike për yllin e Houston.

U luajtën gjashtë ndeshjet e radhës në NBA ku vëmendje pati paraqitja e James Harden.

Realizon më shumë se gjysmën e pikëve të skuadrës së tij, Harden në fitoren 112-94 të Houston Rockets ndaj Memphis Grizzlies.

“Mjekroshi” i shkon shumë afër rekordit të tij personal (60 pikë) me 11 gjuajtje të sakta për dy, gjashtë për tre pikë dhe 17 gjuajtje të lira, duke shënuar në total 57 pikë. Në paraqitjen e tij jashtë normales numërohen edhe 9 kërcime.

Harden nuk ishte protagonisti i vetëm i mbrëmjes. Anthony Davies shkëlqen gjithashtu me 46 pikë dhe plot 16 kërcime në fitoren e New Orleans Pelicans 121-117 në parketin e Los Angeles Clippers. Randle shtoi edhe 27 pikë të tjera për Pelicans, që gjithsesi mbeten ende larg zonës play off në Perëndim.

Sfidë e veçantë për Tony Parker ajo mës San Antonio Spurs dhe Charlotte Hornets, që përfundoi me fitoren 93-108 të skuadrës me pronar legjendën e basketbollit amerikan, Michael Jordan.

36-vjeçari u kthye për herë të parë si kundërshtar aty ku gjatë karrierës së tij ka fituar katër tituj të NBA. Gjithsesi, si protagonist mbi parket Kemba Walker me 33 pikë.

Në përballjen mes Brooklyn Nets e Boston Celtics morën më shumë vlerë 34 pikët e D’Angelo Russell, me vendasit që fituan 109-102. 34 pikë realizoi edhe Jayson Tatum, por që nuk u ndihmua sa duhet nga pjesa tjetër e Celtics.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...