Puna me gjenerata të reja

Basketboll

Puna me gjenerata të reja

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:15
Puna me gjenerata të reja

Shtylla kryesore edhe këtë vit e Planit të Veprimit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është puna me gjenerata të reja.

Federata e Basketbollit të Kosovës tashmë disa vjet është pjesë e programeve dhe e projekteve të ndryshme të kategorive të reja të FIBA Evropës, falë punës së palodhshme dhe përkushtimit të madh që është duke e bërë në mënyrë që djemtë dhe vajzat tona të motivohen sa më shumë për t’u marr me basketboll dhe për të ngritur cilësinë në mënyrë që në të ardhmen të kemi suksese sa më të mëdha në gara zyrtare të FIBA-s në nivel nacional.

Më poshtë ne do ti paraqesim disa nga punët më të rëndësishme që do të bëhen gjatë këtij viti për të masovizuar basketbollin, por edhe për të rritur cilësinë e basketbollit në nivel ekipor, dhe atë nacional nëpërmjet punës me gjenerata të reja në të dyja konkurrencat, që tash e sa vjet vazhdon të mbetet prioriteti kryesor i FBK-së.

FBK qysh në muajin dhjetor 2018 i ka emëruar përzgjedhësit e 6 Përfaqësueseve të Reja (U16, U18, U20) në të dyja konkurrencat dhe ka filluar me grumbullimet në fillim të muajit janar 2019.  Grumbullimet do të mbahen çdo muaj deri në muajin maj, përdërisa nga qershori të gjitha Përfaqësueset do të fillojnë me grumbullimet intensive në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për për Kampionatet Evropiane që do të mbahen gjatë verës;

-          FBK sivjet do të marr pjesë me 6 Përfaqësuese të Reja (meshkuj/femra) në Kampionate Evropiane, Divizione B. Për herë të parë e ka paraqitur edhe Përfaqësuesen U20 në konkurrencën e femrave.

MESHKUJT:

FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 8-17 Gusht 2019, Podgoricë/Mali i Zi

Kosova në Grupin A së bashku me Suedinë, Norvegjinë, Bullgarinë, Poloninë dhe Hungarinë.

FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 26 korrik – 4 gusht 2019, Oradea/Rumani

Kosova në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

FIBA Kampionati Evropian U20, Divizioni B, 12-21 korrik 2019, Matosinhos/Portugali

Kosova në Grupin C së bashku me Suedinë, Holandën, Gjeorgjinë, Estonia dhe Armenia.

FEMRAT:

FIBA Kampionati Evropian U16, Divizioni B, 15-24 gusht 2018, Sofje/Bullgari

Kosova në Grupin C së bashku me Sllovakinë, Kroacinë, Norvegjinë, Izraelin dhe Zvicrën.

FIBA Kampionati Evropian U18, Divizioni B, 5-14 korrik 2019, Shkup/Maqedoni

Kosova në Grupin A së bashku me Slloveninë, Danimarkën, Finlandën, Estoninë dhe Norvegjinë.

FIBA Kampionati Evropian U20, DIvizioni B, 3-11 gusht 2019, 3-12 Gusht 2019, Prishtinë/Kosovë.

Kosova në Grupin A së bashku me Islandën, Kroacinë dhe Izraelin.

-          Federata e Basketbollit të Kosovës e ka fituar të drejtën për të organizuar FIBA U20 Kampionatin Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave. Nëpërmjet organizimit të kësaj gare prestigjioze në vendin tonë, FBK do të mundohet të vetëdijësoj qeveritë lokale dhe atë qendrore për të rritur përkrahjen për basketbollin femëror, duke filluar nga klubet dhe deri te ekipet nacionale, si dhe për të shtyrë edhe sponsorët në mbështetje të sportit të femrave.  Po ashtu FBK nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti synon të masovizoj basketbollin në vendin tonë, si dhe të vetëdijësoj prindërit dhe arsimtarët që t’i shtyjnë vajzat të merren sa më shumë me sport, në këtë rast me basketboll. FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizion B në konkurrencën e femrave organizohet prej 3 deri më 12 gusht në Prishtinë dhe marrin pjesë 13 shtete si: Kosova, Islanda, Kroacia, Izraeli, Ukraina, Irlanda, Britania e Madhe, Danimarka, Turqia, Rumania, Finlanda, Greqia dhe Bullgaria;

-          FBK do të merr pjesë për vitin e tretë radhazi në Kampin në Postojna të Sllovenisë që organizohet nga FIBA dhe Federata e Basketbollit të Sllovenisë për vajzat e moshës deri në 15 vjeç. Në këtë Kamp, FBK do të përfaqësohet me 2 basketbolliste, 1 trajnere (femër) dhe 1 gjyqtare (femër). Kampi në Postojna vlerësohet si ndër aktivitetet më të rëndësishme në programin e FIBA-s për zhvillimin e basketbollit femëror ndër gjenerata të reja;

-          Do të filloj implementimin e projektit FIBA Europe Girls’ Program që ka për qëllim masovizimin dhe vetëdijësimin e vajzave për t’u marr me basketboll. Projekti i dedikohet vajzave të moshës 6 deri 15 vjeç, ndërsa do të përfshihen Komunat që janë më pak të aktivizuara në sport, në bashkëpunim me arsimtarët dhe prindërit;

-          FBK do të shpërndaj topa MOLTEN donacion nga FIBA Evropa për klubet e femrave të gjeneratave të reja;

-          Do të vazhdoj me implementimin e projektit të FIBA-s, Youth Development Fund, në të cilin janë të përfshirë djem dhe vajza të reja (në mënyrë të barabartë) të moshës deri në 15 vjeç. Në kuadër të këtij projekti djemtë dhe vajzat tona kanë mundësinë të marrin pjesë në turne ndërkombëtar së bashku me koleget e tyre nga Maqedonia, Rumania, Bullgaria dhe Turqia;

-  Do të organizoj për vitin e dytë radhazi Kampin Nacional të FBK-së për djem dhe vajza të moshës deri në 14 vjeç me qëllim të identifikimit të talenteve;

-                      FBK do të organizoj  kampe dhe turne, për grupmoshat 2004/2005 dhe 2006/2007 (djem/vajza) në bashkëpunim me FIBA-n në kuadër të projektit të FIBA Evropës për Zhvillim të Gjeneratave të Reja që ka për qëllim zbulimin e talenteve të rinj, ndërtimin e trajnerëve, gjyqtarëve dhe menaxherëve të rinj;

-          FBK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane të Prishtinë do të organizoj Kamp një javor për vajza nëpër komuna të ndryshme, me ç’rast në Kosovë do të qëndrojnë një basketbolliste dhe një trajnere nga SHBA, aktivitet ky që për qëllim ka motivimin e vajzave të reja për tu marr me sport, në këtë rast me basketboll;

-          FBK në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë planifikon të dërgoj disa basketbollistë dhe basketbolliste të reja si dhe trajnerë e trajnere në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një vizitë studimore;

-          FBK edhe në vitin 2019 do të merr përsipër heqjen e shpenzimeve të personave zyrtar të ndeshjeve për të gjitha ligat e gjeneratave të reja, e që gjithsej janë 10 liga me 78 ekipe;

-          FBK sivjet planifikon që ti kushtojë rëndësi të veçantë përgatitjes sa më të mirë fizike dhe mentale të basketbollisteve të të gjitha Përfaqësueseve të Reja (U16, U18, U20), ku me këtë rast planifikon që krahas mjekëve në stafin e saj të përfshijë edhe fizioterapeut për të gjitha Përfaqësueset, trajner kondicional si dhe trajner mental;

-           FBK do të merr përsipër kompensimin për punë profesionale të të gjithë trajnerëve të Përfaqësueseve të Reja që në vitin 2019 marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat