FBK dhe KB Rahoveci nënshkruajnë marrëveshjen për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës - Bota Sot
FBK dhe KB Rahoveci nënshkruajnë marrëveshjen për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

Basketboll

FBK dhe KB Rahoveci nënshkruajnë marrëveshjen për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:09
FBK dhe KB Rahoveci

Federata e Basketbollit të Kosovës kësaj radhe ia ka besuar klubit të Basketbollit të Rahovecit, organizimin e Final 8, i cili për herë të parë do të organizohet në një format ndryshe.,

Bordi i FBK-së së fundi kishte marr vendim që Final 8 i Kupës së Kosovës për vitin 2019 të organizohet në Rahovecë nga klubi i basketbollit Rahoveci.

Në konkursin e  hapur nga FBK prej 28 dhjetor 2018 deri më 9 janar 2019 për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës, kishte konkurruar KB Rahoveci, duke i plotësuar të gjitha kushtet në bazë të konkursit dhe Udhëzuesit për organizimin e Final 8 të Kupës së Kosovës.

Duhet theksuar se me këtë rast KB Rahoveci do të bëjë përurimin e palestrës së re “Mizair Isma”, në të cilën kanë filluar punimet para dhjetë viteve.

Kryetari i klubit të Rahovecit u shpreh i lumtur që atyre iu është dhënë një mundësi e organizimit të një eventit si ky dhe pohoi se në Rahovec nga data 17 shkurt deri me 3 mars do të ketë spektkakël.

“I ftojmë të gjithë akterët që janë të kyçur në punët e palestrës që të bëjnë punën e tyre, që ne të jemi gati për ta organizuar një spektakël i cili do të mbahet në mend”.

“E falënderoj FBK-në për mbështetjen, i falënderoj anëtarët e klubit KB Rahoveci për punën e madhe pasi e kemi filluar nga zero dhe ja ku jemi. I falënderojmë donatorët edhe ata potencial që do të jenë për Kupë”, ka thënë Bekim Hoxha, kryetari i klubit të Rahovecit.

Në anën tjetër edhe sekretarja e përgjithshme Elvira Dushku, e uroj klubin e Rahovecit për punën e bërë në këto vite, ndërsa u shpreh e bindur që gara do të mbahet në këtë qytet.

Final 8 i Kupës së Kosovës do të zhvillohet prej 27 shkurt deri më 3 mars.

Më 27 dhe 28 shkurt do të luhen ndeshjet çerekfinale, si dhe gjysmëfinalet në konurrencën e femrave, kurse më 1 mars ato gjysmëfinale te meshkujt, derisa finalet në të dyja konkurrencat do të zhvillohen më 3 mars.

Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar janë Z Mobile Prishtina te meshkujt dhe Prishtina te femrat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...