Z Mobile Prishtina pa fije respektin për rivalin e vjetër

Basketboll

Z Mobile Prishtina pa fije respektin për rivalin e vjetër

Nga: K. Goca Më: 20 janar 2019 Në ora: 17:48
Z Mobile Prishtina pa fije respektin për rivalin e vjetër

Lideri i elitës së basketbollit të Kosovës, Z Mobile Prishtina, nuk ka treguar fije respekti për rivalin e vjetër, Trepçën nga Mitrovica, duke e dërrmuar me rezultat 105:49 (23:15, 24:8, 33:17, 25:9). Prishtina regjistroi fitoren e 15 rresht dhe udhëheq renditjen bindshëm me 30 pikë. Dallimi në cilësi ishte shumë i madh, ndërsa mitrovicasit nuk kishin forcë t’i rezistojnë kryeqytetasve. Vendasit e dominuan sfidën pa pikë problemi dhe fituan me rezultat të thellë.  Dardan Berisha ka qenë më efikasi me 16 pikë te Prishtina, i ndihmuar nga Edmond Azemi me 15 etj. ndërsa te mitrovicasit Besnik Azemi me 15 pikë.

Z. Prishtina-Trepça 105:49

Z Mobile Prishtina Z Mobile Prishtina: F. Rugova 4 Berisha 16, Ismajli 7, Anderson 2, Bashir 13, E. Azemi 15, Bunjaku 9, Morina 2, Tmushiq 10, Krestinin 11, Boukichou, Myles 8 dhe Krasniqi 8.

Trepça: B. Azemi 15, S. Zekiqi 13, I. Tahiri 3 , Miner 14, Brakner 2, Smajli, Sahiti, R. Zekiqi 2, B. Zekiqi, Musa, A. Tahiri dhe Maxhuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat