Përfundon xhiroja e 15 e Superligës në basketboll, KB Prishtina ruan kreun - Bota Sot
Përfundon xhiroja e 15 e Superligës në basketboll, KB Prishtina ruan kreun

Basketboll

Përfundon xhiroja e 15 e Superligës në basketboll, KB Prishtina ruan kreun

Më: 20 janar 2019 Në ora: 22:23
Prishtina

Kanë përfunduar ndeshjet e xhiros së 15-të në Superligën e Baskletbollit të Kosovës

KB Rahoveci e ka shkatërruar klubin pejan Borea duke e mposhtur me rezultat 59:129.

Për rahovecasit më i miri ishte Arian Qallaku më 28 pikë, 11 kërcime dhe nëntë asistime, kurse për Borean më i miri ishte Albin Berisha më 16 pikë, tri kërcime dhe dy asistime.

Fitore ka shënuar edhe Golden Eagle Ylli që e ka mposhtur Bashkimin në Prizren me rezultat 65:83.

Më i mërituari për triumfin e yllit ishte Alban Veseli më 26 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, kurse për Bashkimin u dallua Jordan Capps më 22 pikë dhe katër asistime.

KB Prishtina u tregua e pamëshirshme ndaj Trepçës, të cilën e deklasoi në Prishtinë me rezultat të thellë 105:49.

Si zakonisht në këtë ndeshje më i miri ishte Dardan Berisha më 16 pikë, pesë asistime dhe një kërcim, kurse për Trepçën Besnik Azemi shënoi 15 pikë dhe bëri shtatë kërcime dhe dy asistime.

Fitore ka shënuar edhe Ponte Prizreni që mposhti Lipjanin me rezultat 74:101. Në këtë takim më i dalluari ishte Elliott Cole më 26 pikë, gjashtë kërcime e gjashtë asistime kurse për Lipjanin u dallua Qëndrim Demi më 20 pikë dhe tri asistime.

Pas javës së 15-të, tabelës i prinë KB Prishtina më 30 pikë, e pësuar nga Golden Eagle Ylli më 25, Rahoveci më 25, Trepça më 22, Bashkimi më 22, Ponte Prizreni më 21, kurse të fundit janë Lipjani më Borea me nga 17 pikë të dyja. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...