Fitore e madhe e Clippers në fushën e Spurs

Basketboll

Fitore e madhe e Clippers në fushën e Spurs

Më: 21 janar 2019 Në ora: 11:44
Pamje nga ndeshja

Dy rivalët e Konferencës së Perëndimit janë ndeshur në AT&T Center të San Antonios.

Los Angeles Clippers marrin një fitore shumë me rëndësi me rezultat 103-95 në fushën e San Antonio Spurs, duke u ngjitur në mesin e tetë më të mirëve në Perëndim.

Clippers e nisën me ritëm të lartë çerekun e parë, që e mbyllën me 12 pikë më shumë, 38-26, për ta ruajtur deri në fund epërsinë, të udhëhequr veçanërisht nga Tobia Harris, që ishte shumë pranë triple-double, duke realizuar 27 pikë, 9 asistime dhe 9 kërcime. Për San Antonio më i miri ishte LaMarcus Aldridge me 30 pikë e 14 kërcime, por që në fund nuk mjaftuan për Spurs.

Indiana Pacers dominuan përballjen e Lindjes me Charlotte Hornets, duke fituar me rezultatin e thellë 120-95.

Gjithçka e lehtë për Pacers, që janë të tretët në Konferencën e Lindjes me Victor Oladipon që shënoi 21 pikë, ndërsa Darren Collison shtoi 19 pikë të tjera dhe 9 asistime. Për Charlotte rezultuan të pamjaftueshme 23 pikët e Kemba Walker.

Vazhdon të shkëlqejë Derrick Rose në këtë sezon.

Ai shënoi plot 32 pikë në fitoren 116-114 të skuadrës së tij, Minnesota Timberwolves, ndaj Phoenix Suns.

Madje Rose i dha fitoren skuadrës së tij me koshin e fundit të realizuar më pak se dy sekonda para fundit të takimit. Paraqitje e mirë edhe ajo e Karl-Anthony Towns, që shënoi 30 pikë dhe 12 kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat