Paul George udhëheq Thunder drejt fitores

Basketboll

Paul George udhëheq Thunder drejt fitores

Më: 23 janar 2019 Në ora: 12:00
Super paraqitje për yllin e skuadrës nga Oklahoma.

Super paraqitje për yllin e skuadrës nga Oklahoma.

Dueli për vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit mes Oklahoma City Thunder dhe Portland Trail Blazers, i takoi vendasve, që triumfuan 123-114.

Spektakël nga Paul George, më i miri në fushë, me 36 pikë, dhe të Russell Westrbrook, që e mbylli takimin me triple-double, 29 pikë 14 asistime dhe 10 kërcime.

Në krahun tjetër Damian Lillard me 34 pikë dhe CJ McCollum me 31, nuk mjaftuan për të shmangur humbjen e Blazers.

Përfundoi sikurse parashikohej sfida mes Toronto Raptors dhe Sacramento Kings. Skuadra kanadeze triumfoi 120-105, falë një paraqitjeje të shkëlqyer ekipore.

Kyle Lowry dhe Fred VanVleet, me nga 19 pikë secili, ishin më të mirët për Raptors, ndërsa double-double i Marvin Bagley prej 22 pikëve dhe 11 kërcimeve, nuk e shmangën dot humbjen e Kings.

Dallas Mavericks iu kthyen fitoreve duke mposhtur Los Angeles Clippers, 106-98. Fituesi i këtij takimi u përcaktua në minutat e fundit pas paraqitjes së mirë të Harrison Barnes, autor i 20 pikëve, dhe Luka Donçiq, që realizoi 17 pikë.

Fitore e lehtë e Minnesota Timberwolves në parketin e Phoenix Suns 118-91 falë 25 pikëve të Karl-Anthony Towns dhe 21 të Josh Okogie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat