Humbje e rëndë e Prishtinës nga ekipi gjerman

Basketboll

Humbje e rëndë e Prishtinës nga ekipi gjerman

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2019 Në ora: 21:13
Dardan Berisha

Kur nuk e do nuk e do. Z Mobile Prishtina pësoi humbje të rëndë si vendas;, me rezultat 91:78 (29:17, 27:13; 18:27, 17:21) nga ekipi gjerman s.Oliver Wurzburg, në ndeshjen e xhiros së katër të FIBA Europe Cup në basketboll. Mysafirët aplikuan lojë të fortë nga minuta e parë dhe ishin shumë të fortë. Prishtina bëri lojë të dobët dhe nuk e ndihmoi as përkrahja e madhe e publikut. Në dhjetë minutat e parë lojë pa koncept e Prishtinës e cila nuk kishte asnjë formulë se si ti kundërvihet rivalit. Në një moment skuadra gjermane në epërsi me rezultat 5:18. Këtu shihet se do të jetë vështirë dhe lideri i kampionatit tonë nuk do të ketë forcë për të bërë më shumë. Në minutën e 10-të rezultati 17:29 në favor të udhëtuesve dhe pritej lojë më e mirë në minutat vijues e Prishtinës por assesi të gjejnë veten ata. Në minutën e 20-të rezultati i thellë me 26 pikë epërsi (30:56) për gjermanët. Në vazhdim të lojës sado kudo këndellet Prishtina dhe mundohet të ngushtoi humbjen e thellë. Por kishte pak shpresa sepse mysafirët u treguan të kujdesshëm dhe nuk lejoni ndonjë befasi. 20 minutat e fundit ishin në favor të Prishtinës por fare nuk i mjaftuan dhe ta eliminojnë epërsinë e rivalit nuk kishin shpresë. Ata luftuan deri në fund me të gjitha kapacitetet që kishin dhe ngushtuan humbjen në 13 pikë (78:91). Një humbje e rëndë dhe që humbë shpresat e Prishtinës që të synoj më shumë, që ta kalojë këtë grup. Me këtë fitore, s.Oliver Wurzburg e ka siguruar kalimin në rrethin e ardhshëm të garave, derisa Z Mobile Prishtina ka ende gjasa, por që do të jetë tepër vështirë. Gjashtë basketbollistë të skuadrës gjermane realizuan pikë dyshifrore, ndërsa më efikasit ishin Skyler Boëlin e Gabe Olaseni me nga 14 pikë të shënuara. Ndërsa, te Z Mobile Prishtina u dalluan Kyan Anderson me 19 e Mikaile Tmusic me 18 pikë. Në ndeshjen tjetër të Grupit I, Pinar Karsiyaka e Turqisë e ka mposhtur skuadrën hungareze Szolnoki Olaj me rezultat 102:95.

Tabela

1.s.Oliver Wurzburg 4 8

2.Pinar Karsiyaka 4 7

3. Z Mobile Prishtina 4 5

4.Szolnoki Olaj 4 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat