Nuk i ndalë askush, Warriors regjistrojnë fitoren e 11 radhazi

Basketboll

Nuk i ndalë askush, Warriors regjistrojnë fitoren e 11 radhazi

Më: 29 janar 2019 Në ora: 12:12
Golden State Warriors

Kampionët në fuqi të NBA shkelin çdo kundërshtar përpara vetes.

Ishte skuadra e Houston Rockets, ajo që i kishte mundur për herë të fundit dhe që nga 4 janari, Golden State Warriors kanë vetëm fitore, shkruan KosovaPress.

Triumfin e 11-të ata radhazi e regjistruan në parketin e Indiana Pacers me rezultatin e thellë 132-100, që tregon dhe diferencat e thella që ka ekipi nga Oakland me rivalët e tjerë.

Pesë basketbollistë të Warriors shënuan pikë dyshifrore, ndërsa realizuesi më i mirë ishte i zakonshmi Stephen Curry me 26 pikë, i ndjekur nga DeMarcus Cousins me 22.

Denver Nuggets arritën të kthenin disavantazhin prej 25 pikëve dhe në fund fituan me rezultat 95-92 ndaj Memphis Grizzlies, për të mbajtur vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.

Nikola Jokiq me 24 pikë ishte më meritori për këtë fitore të Nuggets, kurse te skuadra vendase nuk mjaftuan 28 pikët e Marc Gasol.

Boston Cetlics, të udhëhequr nga Jaylen Brown dhe Marcus Smart me nga 21pikë secili mposhtën 112-104 Brooklyn Nets, duke u kthyer te fitorja pas disfatës me Golden State Warriors.

Charlotte Hornets triumfuan 101-92 me New York Nicks, ndërsa Atlanta Hawks befasuan skuadrën e Los Angeles Clippers duke e mposhtur në Staples Center me rezultat 123-118.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat