Prishtina shoi gjasat për kalim më tutje në Europe Cup

Basketboll

Prishtina shoi gjasat për kalim më tutje në Europe Cup

Nga: Kemajl Goca Më: 30 janar 2019 Në ora: 19:55
Pamje nga ndeshja

Szolnoki Olaj e mposhti Z Mobile Prishtinën me rezultat 89:76 (20:23, 20:19, 19:17, 30:17), në ndeshjen e xhiros së pestë të grupit I në FIBA Europe Cup në basketboll.  Basketbollisti Dardan Berisha tregoi formë të mirë! Ai ishte më efikasi në radhët e skuadrës më të trofeshme në Kosovë, por i vetëm nuk mundi të bëjë asgjë. Ndeshje me rivalitet të madh që nga minuta e parë e deri në fund! Në minutat e parë përkatësisht në minutën e tretë Prishtina udhëhoqi me 5 pikë (2:7), por vendasit mobilizuan radhët dhe ngushtuan rezultatin në 7:9 pikërisht në minutën e 4-të.

Me kalimin e minutave rriteshin emocionet në parket, vendasit luftonin me mish e më shpirt, kurse Prishtina luante me zgjuarsi! Në minutën e 8-të, rezultati në semafor 16:17 në favor të prishtinasve, por pastaj thellohet epërsia në 10 pikë (26:36). Berisha me shokë luftonin për çdo top, por ishin të saktë në momentet vendimtare. Në minutën e 20-të, rezultati ngushtohet në dy pikë dallim (40:42), duke shkuar Prishtina në pushim me rezultat pozitiv. Dy çerekët e fundit pritej me emocione, sepse rezultati ishte i ngushtë edhe asgjë nuk dihej.

Në minutën e 28-të, Prishtina në epërsi me pesë pikë dallim (51:56), por e cila aspak nuk i jepte qetësinë. Vendasit mundoheshin me të gjitha forcat që kishin, me basketbollistët me efikas në radhët e tyre, si Andriq, Rowsey e Vojvoda dhe ia dolën deri në fund.   Karakteristikë ka qenë se vendasit shënojnë në serinë 5:0 dhe barazojnë rezultatin në 56:56 në minutën e 29-të, duke e bërë edhe më dramatike sfidën dhe në anën tjetër kanë rritur emocionet edhe të pranishmit në palestër. Ndeshje e fortë deri në pikën e  fundit, në minutën e 32-rë, rezultati 62:62.  Hungarezët kalojnë në epërsi me 4 pikë (65:61), ndërsa bardhekaltrit nuk ishin të efektshëm. Më pas ngushtohet epërsia në 65:64, por sërish skuadra hungareze shkëputet në pesë pikë dallim (69:64). Çereku i fundit nuk ishte ashtu siç pritet nga Prishtina, e cila bëri disa gabime që iu kushtuan shumë shtrenjtë. Në minutën e 35-të, barazohet rezultati 69:69, dramë e vërtet në parket.  

Minutat e fundit ishin të kobshme për Prishtinën, ku triumfuan vendasit me rezultat 89:76. Me një fjalë Prishtina shoi gjasat për kalim më tutje në Europe Cup. David Vojvoda ka qenë me efikasi, me 19 pikë të shënuara, i ndihmuar nga Andrew Rowsey me 15, kurse te Prishtina u dallua Dardan Berisha me 31 pikë.  Prishtina është në vend të fundit me 6 pikë sa ka edhe Szolnoki Olaj në pozitën e tretë.

Szolnoki Olaj – Z Mobile Prishtina 89:76

Gjyqtarë: Charalampos Karakatsounis (Greqia),  Ivor Matejek (Çekia),  Peter Zenis (Sllovaklia).

Szolnoki Olaj: Andriq 15, Benke 11, Kovasc 5, Millosheviq 14, Vojvoda 19, Csak, Frikker, Rowsey 17, Rudner 2 e Toth 6.

Z Mobile Prishtina: Bashir Ahmed 4, Anderson 10, Berisha 31, Boukichou 11, Myles 8, Azemi 3, Ismaili, Krestinin 3, Mayfield 3, F. Rugova 2, Tmushiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat