Toska: Tirana e Alibegajt favorizohet, arbitrat...

Basketboll

Toska: Tirana e Alibegajt favorizohet, arbitrat...

Më: 31 janar 2019 Në ora: 18:14
Toska: Tirana e Alibegajt favorizohet, arbitrat...

Vetëm një ditë na mban larg gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj dhe femra. Emocionet janë të forta, ekipet më të mira të kampionatit do të ndeshen për këtë kupë, por paralelisht nga qyteti i kampionëve të basketbollit për femra, trajneri i Flamurtarit, Viron Toska, ka hedhur akuza të rënda drejt Federatës Shqiptare të Basketbollit. 

Së pari tekniku vlonjat nuk e sheh të drejt organizimin dy vite rresht të këtij aktiviteti në Tiranë, pasi nuk realizohet shpërndarja e drejtë gjeografike. Gjithashtu thekson se vendi i organizimit nuk është përcaktuar nga federata që në ditën e hedhjes së shortit por janë lajmëruar më vonë. Gjithashtu trajneri mendon se ka favore ndaj ekipit të ri të Tiranës, SHBTF drejtuar nga Mirza Alibegaj. 

“Është përsëri trupimi radhës. Pasi ka pesë vite që në Vlorë nuk zhvillohen këto finale, pasi janë zhvilluar në Tiranë, Shkodër, Durrës dhe sërish vitin e kaluar në Tiranë. Përsëri, çuditërisht i çojnë edhe këtë vit në Tiranë, në një pallat ku Tirana e Edra Alibegës dhe Mirza Alibegës bën dy herë në ditë stërvitje pa lek, ndërsa ne për një orar që kërkuam të bënim stërvitje atje paguam lekët."

"Jo vetëm e kemi kërkuar, por kemi qenë të parët që kemi dërguar email si në Federatë ashtu edhe te Presidenti që kjo finale të zhvillohej në Vlorë pasi ka 5 vite që nuk zhvillohen këtu, dhe për më tepër as kur është hedhur shorti nuk na është thënë ku do të zhvillohen finalet, sepse normalisht duhet të ishte përcaktuar vendi që në hedhjen e shortit, çuditërisht të nesërmen na vjen email-i, që do të zhvillohen në Tiranë.” 

“Megjithatë ne do të shkojmë për të bërë detyrën, por nuk më duket një gjë e rregullt që të insistohet gjithmonë në Tiranë, në Tiranë, nëse kanë mendjen që të gjitha trofetë t’i marrë Tirana. Për hir të vërtetës, Tirana tani është forcuar me lojtare të mira, dhe mesa jam në dijeni na ka marrë edhe tre lojtare të tjera, pra ka bërë një ekip të fortë dhe ska pse të bëhen këto favore, që edhe ndeshjet të zhvillohen këtu. Nëse duam të kemi gjeografi të basketbollit duhet ta përhapim në të gjitha qytetet. Mirë Superkupën që duhet të zhvillohej në qytetin kampion e hoqën dhe e përcaktuan në vend asnjanës, çuditërisht ky vend është Tirana.” 

“Megjithatë ne do të shkojmë të luajmë, të tregojmë veten për atë nivel që kemi dhe të bëjmë më të mirën për të arritur për të fituar këtë trofe. Ne gjithmonë shkojmë për të fituar, ndaj dhe në Tiranë do të shkojmë për fitore. Vllaznia e ka rritur shumë nivelin dhe nuk do ta nënvlerësojmë. Gjithsesi duhet pasur parasysh që 99% e arbitrat janë tiranas dhe vetëm një është vlonjat, por atë nuk e lejnë asnjëherë të gjykojë ekipin e Vlorës, por ata që janë të Tiranës kanë të drejtën ekskluzive për të gjykuar Tiranën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat