Dy derbi në Superligë

Basketboll

Dy derbi në Superligë

Më: 1 shkurt 2019 Në ora: 15:46
Dy derbi në Superligë

Në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll, do të zhvillohen dy ndeshje mjaft interesante, ku të shtunën me fillim nga ora 19:00, Bashkimi është nikoqir i Ponte Prizrenit në derbin lokal që do të luhet në palestrën në Prizren, si dhe të dielën me fillim nga ora 17:00, Golden Eagle Ylli në Suharekë e pret Rahovecin, një tjetër kryendeshje e kësaj jave. Ndërkaq dueli në mes Lipjanit dhe Trepçës do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00, si dhe AFK Borea të dielën në ora 19:00 e pret në Pejë skuadrën e Z Mobile Prishtinës. Duhet theksuar se pas 16 javëve të zhvilluara në Superligën e Kosovës është Z Mobile Prishtina që prin bindshëm me maksimum të pikëve, gjithsej 32 sosh, kurse Golden Eagle Ylli është në pozitën e dytë me 27 pikë, Rahoveci në të tretën me 26 pikë dhe Bashkimi në të katërtën me 24 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat