Revoltohet Irving, dëshiron ribashkimin me LeBron: Nuk i detyrohem askujt

Basketboll

Revoltohet Irving, dëshiron ribashkimin me LeBron: Nuk i detyrohem askujt

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 00:51
Irving para disa ditëve ka thënë se e ka telefonuar LeBronin për t’i kërkuar falje

Kyrie Irving duket se është bërë pishman për zgjedhjen që bëri para dy sezoneve.

Irving ishte në një skuadër me LeBron James, në Cleveland Cavaliers, por zgjodhi që të largohet për shkak se nuk ndihej mirë në prezencën e “mbretit” në parket.

Ai mendonte asokohe se ndarja me James do t’i jepte mundësi atij që të përmirësonte lojën e tij, por kështu nuk mendon akoma organizatori i Celtics.

Irving para disa ditëve ka thënë se e ka telefonuar LeBronin për t’i kërkuar falje, duke thënë se është e vështirë të luash me të pasi ai është shumë, shumë i mirë.

Së fundmi po qarkullojnë zëra se dyshja mund të bashkohen, me Irving që po kërkon një gjë të tillë.

E për ta nxehur edhe më shumë situatën është kujdesur anëtari i Celtics i cili kur është pyetur për të ardhmen e tij, ka reaguar ashpër.

“Kam thënë se do ta vazhdoj me Celtics, por duhet të më pyesni edhe një herë më 1 korrik. Nuk i detyrohem askujt asgjë” ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Amerikën.

Lakers janë duke punuar që të sigurojnë shërbimet e Anthony Davis, në mënyrë që të sjellin ndihmë për LeBron. Një bashkim i AD, LeBron dhe Kyrie do të ishte fatal për skuadrat e tjera të NBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat