Bostoni tregon forcën ndaj Oklahoma City Thunder

Basketboll

Bostoni tregon forcën ndaj Oklahoma City Thunder

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:08
Dueli mes Boston Celtics dhe Oklahoma City Thunder

Janë zhvilluar vetëm tri ndeshje në mbrëmjen e së dielës në NBA.

Dueli mes Boston Celtics dhe Oklahoma City Thunder ishte ndeshja kryesore e mbrëmjes në NBA.

Në TD Garden, u ndal ecuria pozitive prej shtatë fitoresh radhazi e skuadrës së trajnerit Billy Donovan me Oklahomën që u mposht pas një ndeshje shumë të bukur me rezultatin 134-129 nga Boston.

Fantastik në këtë sfidë ishte Kyrie Irving i cili realizoi 30 pikë 11 asistime dhe 4 kërcime, ndërkohë që në krahun tjetër Oklahomës nuk i mjaftuan 37 pikët e Paul George por edhe triple-double i rradhës i Rusell Westbrook prej 22 pikëve, 16 asistimeve dhe 12 kërcimeve.

U rikthye te fitorja edhe Toronto Raptors. Skuadra kanadeze mposhti lehtësisht në shtëpi Los Angeles Clippers me rezultatin 121-103.

Kawhi Leonard me 18 pikë dhe Serge Ibaka me 16 pikë e 12 kërcime ishin dy basketbollistët më të mirë mbi parket për Raptors që me këtë fitore blinduan vendin e dytë në Lindje.

Për të thelluar krizën e New York Knicks skuadrës më të dobët në këtë sezon të NBA mendoi Memphis Grizzlies.

Skuadra nga “Molla e Madhe” pësoi disfatën e 13-të rresht dhe të 21-ën në 22 ndeshjet pasi u mposht me shifrat 84-96 nga Memphis.

Mike Conley dhe Marc Gasol respektivisht me 25 dhe 24 pikë ishin dy lojtarët që udhëhoqën Grizzlies drejt kësaj fitoreje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat