Shatri një dekadë me Prishtinën!

Basketboll

Shatri një dekadë me Prishtinën!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 10:15
Fikret Shatri

Djali nga Istogu ka një dashuri të pakufishme për Prishtinën! Fidan Shatri plot dhjetë vite është trajner në klubin e basketbollit të femrave Prishtina dhe ka arritur suksese të shumta. Një periudhë të shkëlqyeshme e kaloi për këto dhjetë vite, por edhe më shumë sfida!  Të jesh dhjetë vite në një një klub nuk është pak, për faktin se duhet besim dhe ky besim është fituar për Shatrin.  Rrallë herë e sheh të nervozuar, pothuajse vazhdimisht të buzëqeshur dhe me një trup të imtë, por ka strategji të lojës dhe din edhe si t’i revanshohet rivaleve që i ka për kundërshtare për titullin e kampiones! Edhe kur humb nga ndonjë ekip nuk e merr për zemër, ndalet i analizon të gjitha shkaqet e asaj humbje dhe kërkon që ato të mos përsëriten në sfidat e radhës.

Të jesh dhjetë vite trajner i një skuadre, e sidomos të femrat është punë e madhe dhe do përkushtim e disiplinë. Shatri ka një jetë të mirë, është i martuar dhe kjo e bën edhe më të motivuar për të ardhmen. I mishëruar në basketboll dhe çdo suksesit i gëzohet qoftë kur fiton Kupën ose titullin. Synimet e tija janë të ndërtojë një brez për të ardhmen e këtij sportit që gradualisht po rritet dhe po kthehet në një nivel të kënaqshëm. Jo vetëm që angazhohet me Prishtinën por është edhe selektor për kombëtaren e Kosovës U-20 (femrat),  detyrë që e kryen me shumë kënaqësi dhe ka një mision që të arrijë suksese! 

Si shumë trajner edhe Shatrin e brengos thellë në shpirt, kushtet jo adekuate për femrat në përgjithësi nëpër klubet, por mendon se me kalimin e kohës do të rregullohet shumë gjëra. Nuk e harron një moment, një gëzim të dyfishtë që iu ka ngulitur fortë në zemër, sepse kishte arritur sukses dhe në anën tjetër kishte gëzim familjar. Shatri është po ai i para dhjetë viteve, pasi që nuk ka ndryshuar me karakterin e tij, e ka të njëjtin qëndrim!

“Bota sot”: Si e nise karrierën me sport?

Fidan Shatri: Normal si shumica e të rinjve që orientohen nga sporti edhe unë në moshë të re fillova që te orientohem nga sporti, fillimisht në klubin e basketbollit Istogu ku për disa vite isha pjesë e këtij klubi pa kushte e sallë, me improvizime të ndryshme dhe ishim pjesë e Ligës se Dytë.

“Bota sot”: Çka te shtyri te merresh me basketboll, e kush të nxiti?

Fidan Shatri: Fillimisht isha pjesë e ekipit të shkollës, dëshira për basketboll ishte ajo që më shtyri të merrem me këtë sport, gjithashtu edhe Fikreti ishte nxitës që unë të merrem me basketboll.

“Bota sot”: Tash e një kohë drejtoni Prishtinën, sa është vështirë të punosh me vajza?

Fidan Shatri: Është e vërtet, është viti i 10-të që jam pjesë e këtij klubi, normal që është e vështirë në vendin tonë të merresh me sportin e femrave, pasi që është i nënvlerësuar dhe shumë e vështirë të sigurosh bazën elementare. Kam kaluar nëpër shumë sfida së bashku me lojtaret, kemi qenë pa sallë deri në kohën e fundit që na janë siguruar edhe ato pak termine në shkollën Model, pasi që në pallatin e rinisë për ekipin që ka fituar shumë trofe nuk ka hapësirë, këto sfida të japin edhe më shumë vullnet që të përballesh me padrejtësi e që të vazhdosh e luftosh për më shumë!

“Bota sot”: Një dekadë si trajner, ka rritje të nivelit të basketbollit femëror dhe çka i duhet?

Fidan Shatri: Normal që ka rritje të nivelit, ka rritje të interesimit dhe ka ndryshuar qasja kohëve të fundit, pasi që është kuptuar që nuk është sport rekreacion. Nëse flasim para 5 viteve dhe tani gjërat kanë ndryshuar, së pari kemi të bëjmë me ndërkombëtarizimin, ku tash shumica e vajza ëndërrojnë për arenë ndërkombëtare dhe puna e vazhdueshme e sistematike me vajzat ka ardhë edhe deri te ngritja e nivelit, janë disa lojtarë që janë pjesë e përfaqësueseve të reja dhe kjo të bën krenar kur i shef që mbrojnë ngjyrat e shtetit

“Bota sot”: Përveç si trajner në KBF Prishtina punoni edhe në Kombëtaren e Kosovës U-20 me femra, kemi brumë, kemi cilësi dhe a mund të bëhet bazë e mirë për të ardhmen?

Fidan Shatri: Pas një viti më përfaqësuesen U16 dhe dy viteve më përfaqësuesen U18, këtë vit jam trajner i përfaqësueses U20 ku kampionati do të mbahen në Kosovë. Mundë t them me plot përgjegjësi se sa bëhet punë brumë ka më shumë, nëse ish punuar me shumë nga të gjithë në ky brumë do të ishte edhe më i madh, por e rëndësishme është që kemi arritur të krijojmë një bazë të lojtareve ku do të na shërbejë për të ardhmen e afërt.

“Bota sot”: A ia vlen të punosh, a paguhet djersa e trajnerit?

Fidan Shatri: Kjo çështje ndahet në periudha, ku ka pas periudhë që jo që s'jam paguar por edhe kam dhanë nga xhepi im personal, por kohëve të fundit ka ndryshuar situata, shpresojmë që në të ardhmen të jetojmë vetëm prej kësaj pune...

Image

“Bota sot”: Kush është Fidan Shatri në jetën private, me çka merret krahas basketbollit?

Fidan Shatri: Problem të flas për veten hahaha. Jam i martuar me Albulenën të cilën e falënderoj shumë për mbështetje dhe kam një vajzë. Punoj në MKRS ku jam menaxher i sportit.

“Bota sot”: Bashkëshortja sportiste dhe a iu ndihmon, a e keni përkrahjen e saj?

Fidan Shatri: Bashkëshortja nuk është sportiste, pëlqen sportin, është inxhiniere e ndërtimtarisë dhe e kam përkrahjen e plotë nga ajo, ku është shumë domethënëse për mua mbështetja e saj gjatë rrugëtimit tim profesional.

“Bota sot”: Cili ka qenë gëzimi dhe hidhërimi më i madh për 10 vite trajner?

Fidan Shatri: Gëzimi më i madh ka qenë kur ka ardh ne jetë vajza ime Roza dhe të nesërmen ka qenë finalja e Superkupës ku edhe e fituam finalen, do të thotë në shtator të vitit që lamë pas, finale kjo e cila u organizua pas shumë viteve dhe pak kush ka menduar që do ta fitojmë këtë finale, pasi që Bashkimi ishte përforcuar me dy amerikane ndërsa në ishim me të gjitha lojtarët vendore.  Ndërsa sa i përket hidhërimit, nuk mund ta quaj hidhërim por më vije keq që nuk punohet me lojtaret e reja as sa duhet dhe normal që nuk më vije mirë.

“Bota sot”: Cilat janë synimet me ekip?

Fidan Shatri: Synimet janë të qarta këtë vit, Kupën e Kosovës dhe titullin e Kampionit. Kemi arritur të kemi ekip të fortë këtë  vit dhe besoj që jemi duke u komponuar mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat