Bryant e kritikon: S'ke për t’u shpallur kurrë kampion

Basketboll

Bryant e kritikon: S'ke për t’u shpallur kurrë kampion

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 19:38
Bryant e kritikon: S'ke për t’u shpallur kurrë kampion

Basketbollisti James Harden vazhdon të mahnisë të gjithë në NBA, duke regjistruar ndeshjen ne 27-të radhazi ku ai realizon të paktën 30 pikë. “Mjekra” është shumë pranë rekordit të 31 ndeshjeve radhazi me mbi 30 pikë të shënuara, rekord që mbahet nga një legjendë e NBA-së, si Wilt Chamberlain.

Skuadra e Houston Rockets renditet aktualisht në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit, por sipas një ikone si Kobe Bryant ekipi i Houston nuk ka asnjë shans që të shpallet kampion në NBA. “James po bën gjithçka të mundur që skuadra e tij të fitojë ndeshjen, por kjo nuk mjafton. Titulli kampion nuk fitohet kështu. Ai kërkon të jetë dominant në fushë, por kjo është loje skuadre”, thotë Bryant, 5 herë kampion në NBA me Lakers.

“Stili i tij i lojës nuk e ndihmon një ekip për të fituar titullin kampion. Asnjë ekip nuk ka fituar titullin vetëm nje një lojtar. James duhet të përpiqet që të ndikojë të skuadra që edhe të tjerët të bëjnë si ai. Edhe lojtarët e tjerë të Houston duhet të tregojnë se sa vlejnë, të nxjerrin kokën nga uji dhe të mos qëndrojnë të zhytyr. Kjo është këshilla ime”, u shpreh Kobe Bryant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat