FBK tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s

Basketboll

FBK tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:26
Pamje nga një ndeshje

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton të gjitha klubet e saj se për vajzat e lindura në vitet 2004 deri në 2006 se do të mbaj grumbullimin e radhës në kuadër të projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja (YDF).

Grumbullimi do të mbahet të shtunën (09.02.2019) prej orës 15:00 deri në ora 17:00 në palestrën e ISP- Marigona Residencë në Prishtinë.

Pjesëmarrja e vajzave të grupmoshës së lartëpërmendur është obligative, andaj inkurajojmë trajnerët dhe prindërit ti sjellin vajzat në grumbullim. 

Federata e Basketbollit të Kosovës tash e tri vjet është pjesë e projektit të FIBA-s për Zhvillim të Gjeneratave të Reja, por këtë vit për herë të parë projekti ka filluar të implementohet edhe për vajza, gjë që shërben në dobi të zhvillimit të basketbollit në konkurrencën e femrave.

Lista e vajzave: 

Anita Grainca – KB Kastrioti

Dije Daku – KB United Basket

Olta Zymberi – KB Drita

Agnesa Thaci – KB Sfera

Anila Selmani – KB United Basket

Rea Ukaj – KB Borea

Gresa Berisha – KB SutiSport

Elma Bangu – KB Vushtrria Basket

Vesa Ballazhi – KB Kerasan Prishtina

Blerta Mehana – KB Vushtrria Basket

Xheneta Daci – KB SutiSport

Era Krasniqi – KB Kalaja

Yllka Hoxha – KB Kerasan Prishtina

Erza Ulnika – KB Borea

Dea Bucaj - KB Kerasan

Hira Merlaku - KB Kerasan

Vernesa Kryeziu - KB Prishtina Kids

Rrona Shala –KB Vushtrria Basket

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat