Derbi i basketbollit në Prizren

Basketboll

Derbi i basketbollit në Prizren

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:19
Pamje nga një ndeshje

Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli është dueli me të cilin nis xhiroja e 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll, i cili do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 17:00 në palestrën në Prizren.

Ndërkaq po të shtunën në program është një tjetër ndeshje, ajo në mes Z Mobile Prishtinës dhe Bashkimit që do të luhet duke filluar nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Të dielën do të zhvillohet një tjetër ndeshje interesante, ajo në Mitrovicë në mes Trepçës dhe Rahovecit me fillim nga ora 17:00 në palestrën “Minatori”, kurse Lipjani është nikoqir i AFK Borea-s, takim ky që luhet duke filluar nga ora 19:00.

Pas 17 xhirove të luajtura në elitën e basketbollit, Z Mobile Prishtina kryeson në renditjen tabelare me 34 pikë, e ndjekur nga Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci që kanë tubuar secila nga 28 pikë dhe Ponte Prizreni që është në vendin e katërt me 25 pikë, aq sa ka edhe Trepça dhe Bashkimi që ndodhen në pozitën e pestë, respektivisht të gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat