NBA, tjetër humbje për Lakers - Bota Sot
NBA, tjetër humbje për Lakers

Basketboll

NBA, tjetër humbje për Lakers

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 14:25
Los Angeles Lakers

Los Angeles Lakers doli me kocka të thyera nga Wells Fargo Center në Filadelfia, pasi u mposht nga skuadra e 76ers me rezultatin 143-120.

Ishte një përballje e dominuar totalisht nga ekipi vendas, për të cilin Joel Embiid ishte në një ditë të jashtëzakonshme, pasi e mbylli këtë përballje me 37 pikë e 14 topa në tabelë dhe të mendosh që fillimi ishte më i mirë për skuadrën kaliforniane.

LeBron James duket se nuk kishte forcën e duhur për të tentuar të rrisë lojën e skuadrës së tij dhe në fund të sfidës shënoi një bilanc me 18 pikë, 10 topa në tabelë e 9 asist, ndërkohë që shënuesi më i mirë për Lakers ishte Kuzma me 39 pikë.

Golden State është shndërruar një një skuadër akoma më të frikshme në kampionatin e NBA. Në sfidën e radhës, kampionët në fuqi mundën Miami Heat 120-118, duke regjistruar fitoren e 15 në 16 ndeshjet e fundit. Por, kjo sfidë me skuadrën nga Florida rezultoi më e vështirë nga sa mund të mendohej. Në fakt, vendimtare për Warriors rezultuan dy gjuajtjet e lira të ekzekutuara saktë nga Cousins në çastet e fundit të sfidës, duke i mbyllur përfundimisht llogaritë e saj.

Luka Doncic edhe njëherë shndërrohet në liderin e Dallas Mavericks, duke iu përgjigjur në parket atyre që nuk e përzgjodhën për sfidën All Star Game të kësaj fundjave, kapitenëve LeBron James dhe Giannis Antetokoumpto. Skuadra teksane në sfidën e radhës mundi Portland me rezultatin 102-101, me sllovenin që u bë protagonist për skuadrën e tij në përmbysjen e një disavantazhi prej 15 pikësh, ndërkohë që e mbylli sfidën me 28 pikë, 9 topa në tabelë e 6 asist.

Këtyre statistikave iu shtohen edhe ato të Tim Hardaway Jr. me 24 pikë dhe Finney Smith me 11 pikë e Dwight Powell me 13 pikë. Gjithçka në këtë ndeshje ndodhi në periodën e fundit të sfidës, kur Portland çoi dëm të gjithë punën e mirë që kishte bërë deri në atë moment, sidomos në periodën e tretë kur e drejtuar nga Damian Lillard krijoi edhe avantazhin e 15 pikëve që u anulua nga Dallas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...