Kosova nisi përgatitjet për Rumaninë

Basketboll

Kosova nisi përgatitjet për Rumaninë

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 10:47
Kosova nisi përgatitjet për Rumaninë

Kombëtarja e e Kosovës në basketboll ka nisur përgatitjet për ndeshjen me Rumaninë.

Ata janë grumbulluar të hënën dhe ka nisur përgatitjet për duelin me Rumaninë që do të zhvillohet më 24 shkurt në ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në kuadër të parakualifikimeve për Eurobasket 2021

Trajneri, Damir Mulaomeroviq, është munduar të grumbullojë ekipin më të mirë të mundshëm aktualisht, duke marr parasysh se disa lojtarë kyç si Gëzim Morina e Scott Bamforth janë duke u rikuperuar nga lëndimet, dhe s’mund ta ndihmojnë Përfaqësuesen.

Kosova bën gara në Grupin B dhe në tri duelet e para ka pësuar disfata, dy herë nga Maqedonia dhe një herë nga Rumania, ndërsa e ka edhe një shans në muajin gusht për ta siguruar një vend për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Pra, Maqedonia i prin grupit me 6 pikë, ku nga tri ndeshje ka po aq fitore, kurse Rumania dhe Kosova i kanë nga tri pikë secila, përderisa rumunët i kanë luajtur dy ndeshje deri më tani, dhe dy të tjerat do t’i luajnë në muajin shkurt, së pari kundër Maqedonisë dhe më pas kundër Kosovës.

Fituesi i grupit do ta sigurojë një vend direkt për në kualifikime për Eurobasket 2021.

Raundi shtesë i parakualifikimeve për Eurobasket 2021 do të zhvillohet prej 3 deri më 21 gusht, ndërsa emrat e kundërshtarëve Kosova do t’i mësojë në shkurt pas ndeshjes kundër Rumanisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat