Në Prishtinë Kosova sfidon Rumaninë, ky është çmimi i biletave

Basketboll

Në Prishtinë Kosova sfidon Rumaninë, ky është çmimi i biletave

Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 11:07
Në Prishtinë Kosova sfidon Rumaninë, ky është çmimi i biletave

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) njofton opinionin sportdashës së biletat për ndeshjen Kosova – Rumania që do të zhvillohet më 24 shkurt në Prishtinë do të shiten më 23 dhe 24 shkurt.

Biletat do të shiten para Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, tek obelisku “NEWBORN”.

Më 23 shkurt (e shtunë) biletat do të shiten prej orës 12:00 deri në 20:00, kurse më 24 shkurt në ditën e ndeshjes prej orës 11:00 deri në 20:00.

Çmimi i biletave do të jetë 2 euro, ndërsa për bileta VIP do të jetë 10 euro.

Dueli Kosovë-Rumani i takon Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Ndeshja do të zhvillohet më 24 shkurt duke filluar nga ora 20:30 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat