Maxhuni: Shpresoj se Kosova është më afër fitores

Basketboll

Maxhuni: Shpresoj se Kosova është më afër fitores

Nga: Kemajl Goca Më: 22 shkurt 2019 Në ora: 14:16
Maxhuni: Shpresoj se Kosova është më afër fitores

Të gjithë e presin me padurim ndeshjen e kombëtares së Kosovës me Rumaninë, e cila luhet të dielën (në orën 20.30) e 24 shkurtit në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.  Kjo sfidë i takon Grupit B të parakualifikimeve për Eurobasket 2021. Rumania është në vend të dytë me pesë pikë, ka dy më shumë se Kosova. Secila nga kombëtaret ka zhvilluar deri me tash nga 3 ndeshje dhe Rumania ka dy fitore e një humbje, kurse Kosova ka pësuar tri humbje. Ish basketbollisti i mirënjohur Besim Maxhuni ka deklaruar se për te dyja kombëtaret ka rendësi fitorja.

Si e sheh ndeshjen Kosova-Rumania, cila është më afër qëllimit? “Së pari për të dyja palët fitorja ka rëndësi, për ne që të bëjmë fitoren e parë dhe t’i gëzojmë tifozët tanë, që shpresoj do të vijnë në një numër sa më të madh dhe njëkohësisht edhe rumunëve që të vazhdojnë me fitore, pasi e mposhtën Maqedoninë në xhiron e kaluar. Shpresoj se ne jemi më afër fitores pasi luajmë në terrenin tonë, kanë përkrahjen e tifozëve të flaktë ‘Dardanët’”, thotë Maxhuni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ku i sheh përparësitë e Kosovës, kush mund ta bëj diferencën? “Se pari pasi luajmë në terrenin tonë, përpara tifozëve të flaktë, ku do të jenë lojtari ynë i 6-të, të cilët shpresoj që do të jetë përparësi për ne dhe njëkohësisht  i kemi disa lojtarë të mirë. Pres edhe nga amerikani i ri, pasi ka një eksperiencë të madhe, që të na drejtoj drejt fitores dhe të organizoj lojën mu ashtu si ka nevojë Kosova”, përfundoi Maxhuni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat