Ndeshje e çmendur në Prishtinë, ja si humb Kosova nga Rumania

Basketboll

Ndeshje e çmendur në Prishtinë, ja si humb Kosova nga Rumania

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 22:41
Pamje nga ndeshja

Kosova lëshoi fitoren nga dora në ndeshjen e fundit të grupit B të parakualifikueseve për Eurobasket 2021 në basketboll. Djelmoshat tanë pësuan humbje me rezultat 75:79 (21:14, 17:25, 23:17, 14:23) nga Rumania. Kosova lëshoi rastin e mirë që të shënoi fitore, por në minutat e fundit, për shkak të mos administrimit si duhet të lojës, në fakt edhe dëshira e madhe për fitore i dogji. Minutat e fundit ishin të çmendur, por Rumania me gjakftohtë dhe ngadhënjeu.

Maqedonia përfundoi në vend të parë në Grupin B me 7 pikë, Rumania renditet e dyta me 7 dhe Kosova mbetet e fundit përkatësisht në pozitën e tretë me 4 sosh ose me 4  humbje.

Image

Mbi 2 mijë shikues në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, u kënaqën me lojën që panë mes Kosovës dhe Rumanisë. Atmosferë po, angazhim po, cilësi po, rivalitet po dhe përmbushi të gjitha parashikimet e një ndeshje ashtu siç i ka hije. Në minutat e para  rumunët avancuan me 4:5, pastaj Kosova kalon në epërsi dhe e thellon në 12:5, kurse çereku i parë përfundoi me 21:14 në favor të djelmoshavë tanë. Çereku i dytë ishte kaptinë tjetër krahasim me atë të parën, rumunët këndellën dhe gradualisht ia dolën ta ngushtojnë epërsinë dhe në minutën e 20-të avancojnë me dy pikë (37:39). Në minutën e 20-të rezultati ishte 38:39 dhe basketbollistët shkuan në pushim. Pjesa e dytë përkatësisht çereku i tretë ka qenë me rivalitet të madh, rezultat i ngushtë dhe vazhdimisht mbajti në presion tifozët “Dardanët”, që krijuan atmosferë për mbamendje.

Image

Në minutën e 30-të Kosova shkëputet në epërsi me 5 pikë dallim (61:56), një epërsi mjaft e mirë dhe që sado kudo i jepte forcë për dhjetë minutat e fundit. Nëminutën e 31-të Kosova thellon epërsinë në 7 pikë (65:56), duke ndezur gjithnjë e më shumë atmosferënnë palestër. Nëntë minutat e fundit, minuta me emocione sepse secili gabim do të ishte kushtueshëm por edhe në anën tjetër drithërima në mesin e tifozëve.

Në minutën e 34-të ngushtohet epërsia në 4 pikë (67:63), gjithçka e paqartë dhe që rriste gjithnjë e më shumë emocionet të të gjithë edhe pse si Kosovës po ashtu edhe Rumanisë nuk i ndryshonte pozicion, por padyshim të secila kombëtare etja ishte e madhe për fitore. Tre minutat e fundit, dramë e vërtetë, rezultati 70:68 në favor të Kosovës. Tre minuta e fundit, o jetë o vdekje!

Image

E pabesueshme por e vërtet Rumania kalon në epërsi me 70:71, duke rritur emocione e pakufishme, ngase nuk dihej asgjë sa i përket epilogut.  Rumania në epërsi me 4 pikë (70:74), askush se kishte të qartë çka po ndodhë me djemtë tanë, fitoren ta shndërrojnë në humbje, një zhgënjim te tifozët! Ngushtohet epërsia në një pikë 73:74, 39 sekondat e fundit, lojë nervash! 24 sekondat e fundi, Rumania në epërsi me 73:76, gjithçka e paqartë, por edhe në ethe të gjithë në palestër, Kosovës i shpëton nga dora fitorja e parë dhe në sekondat e fundit humbin me 79:75 nga Rumania.

Dardan Berisha ka qenë më efikasi me 23 pikë te Kosova, sa realizoi edhe Giordan Watson për Rumaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat