Mali i Zi shkruan historinë

Basketboll

Mali i Zi shkruan historinë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 11:25
Mali i Zi shkruan historinë

Tashmë janë mësuar edhe 32 ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror të basketbollit i cili do të mbahet në Kinë.

‘Kina 2019’ do të jetë Botërori në basketboll, i cili do të zhvillohet në datat 31 gusht – 15 shtator, transmeton Insporti

Mali i Zi është shteti i fundit që e siguroi kualifikimin në Botëror, dhe bëhet shteti më vogël me banorë që merr pjesë në një Kampionat Botëror të basketbollit.

Kombëtarja e Malit të Zi arriti të shkruajë historinë, duke arritur që të kualifikohet në një Botëror për herë të parë, përkundër se pësoi humbje në Podgoricë nga Letonia (74-80).

Në ndeshjen e parë mes dy kombëtareve, Mali i Zi kishte fituar 84-75 në Letoni, andaj këtyre të fundit i duhej fitorja prej nëntë pikë ose më shumë.

Kështu, diferenca në gjashtë pikë ishte e pamjaftueshme për Letoninë për t’u kualifikuar tutje.

Insporti kujton se Kosova ka luajtur kualifikime për Kupën e Botës, por është eliminuar në fazën e parë.

Kosova ka përfunduar e fundit në grup me Poloninë dhe Lituaninë, që u kualifikuan për në Kinë dhe Hungarinë, që nuk pati gjasa kundër Italisë.

Më poshtë mund të shikoni të gjithë pjesëmarrësit që do të jenë në Botërorin ‘Kina 2019’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat