Towns: Jam me fat që jam gjallë

Basketboll

Towns: Jam me fat që jam gjallë

Më: 26 shkurt 2019 Në ora: 15:04
Towns: Jam me fat që jam gjallë

Seria e 303 ndeshjeve radhazi në NBA për basketbollistin e Minnesota, Karl-Anthony Towns u ndërpre pak ditë më parë. Ylli i ekipit të Wolves nuk udhëtoi me avion me skuadrën për ndeshjen ndaj Nju Jork për shkak të një vonese. Kjo bëri që lojtari të shkojë me makinë, teksa shoqërohej edhe me anëtarë të tjerë të stafit.

Por gjatë rrugës, makina me të cilin ata udhëtonin pësoi një aksident automobilistik. “Jam me fat që jemi ende gjallë pas atij aksidenti”, tha basketbollisti 23-vjeçar.

Makina që ishte para nesh ndaloi krejt papritur për të evituar përplasjen e po ashtu vepruam edhe ne, ndërkohë që nga pas na erdhi një kamion që udhëtonte me 40km/orë dhe na goditi”, tregon Towns.

“Gjithçka ndodhi krejt papritur dhe nuk patëm kohë të reagonim. Gjithsesi, për fat të mirë të gjithë dolëm pa dëmtime nga ai aksident, pasi gjërat mund të kishin përfunduar keq dhe sot nuk do të isha sërish në fushë”, shprehet basketbollisti i Minnesota.

Pas aksidentit, lojtari iu nënshtrua protokollit mjekësor të detyrueshëm të NBA-së dhe nuk u lejua që të luajë ndaj Nju Jork nga stafi mjekësor, duke u ndalur pas 303 ndeshjes radhazi. Ai nuk kishte asnjë dëmtim serioz, por kjo masë u morr si kujdes paraprak nga mjekët, për të evituar ndonjë problem gjatë lojës. “Në ato momente që ndodhi aksidenti më kaloi jeta para syve”, thotë Towns.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat