Prishtina në finale! Shatri me këmbë në tokë

Basketboll

Prishtina në finale! Shatri me këmbë në tokë

Nga: K. Goca Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 16:50
KB Prishtina në finale! Shatri me këmbë në tokë

Në konkurrencën e femrave, Prishtina u kualifikua në finale dhe ndeshen me Penzën, pasi e mposhti me rezultat 76:69 (25:10, 14:22, 22:17, 15:20) ekipin kampion Bashkimin nga Prizreni, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit në Rahovec. 

Erjona Krasniqi shënoi 18 pikë, e ndihmuar nga Danisha Shaw me 17 dhe te Prishtina Tykyra Willimas u shqua me 22 pikë së bashku me Irma Konjushën që shënoi 21.

Fidan Shatri, trajner i Prishtinës, tha se tani mendjen e kanë te finalja kundër Penzës dhe beson se do ta mbrojnë trofeun e Kupës, në takimin që luhet të dielën në orën 14.00.

“Ishte një ndeshje e vështirë, filluam lojën shumë mirë, në çerekun e dytë gabuam shumë që na kushtoj më afrim të rezultati , por u kthyem në pjesën e dytë dhe në fund fituam me meritë këtë gjysmëfinale. Do të jemi me këmbë për tokë dhe do t'i qasemi finales seriozisht”, tha Shatri për gazetën kombëtare “Bota sot”. A mendoni se Prishtina tash e ka Kupën ne xhep? “Jo, nuk mendoj, duhet ta zhvillojmë edhe finalen dhe do t'i qasemi seriozisht”, përfundoi Shatri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat