Prishtina me lehtësi kualifikohet në gjysmëfinale

Basketboll

Prishtina me lehtësi kualifikohet në gjysmëfinale

Më: 27 shkurt 2019 Në ora: 18:48
Dardan Berisha

Z Mobile Prishtina është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në basketboll (meshkujt). Bardhekaltrit triumfuan me rezultat bindës 99:58 (26:10, 26:13, 26:8, 21:27) ndaj rivalit të vjetër Trepçës nga Mitrovica, në ndeshjen që u luajt në Rahovec.

Mitrovicasit nuk ishin rival të denjë në asnjë moment ndaj Prishtinës e cila me lehtësi dominoi ballafaqimin.  Karakteristikë e Prishtinës ka qenë se tre çerekët e parë i përfundoi me 26 pikë të shënuara, ndërsa në të fundit shënoi vetëm 21. Rivali i vjetër nuk kishte asnjë zgjidhje se si ta ndalonin klubin bardhekaltër. Në çerekun e fundit trajneri i Prishtinës, Damir Mulaomeroviq iu dha më shumë hapësirë basketbollistëve të rinj, ku mitrovicasit zotëruan këtë çerek.

Prishtina shënoi fitore me 41 pikë dallim (99:58) kundër Trepçës. Te Prishtina Rudney Bullock ka qenë më efikasi me 19 pikë, i ndihmuar nga Ahmed Bashir me 16 e Mikaile Tmusic me 14 pikë. Besnik Azemi u dallua me 18 pikë te mitrovicasit, i ndihmuar nga Aaron Anderson me 15.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat