Rahoveci në festë

Basketboll

Rahoveci në festë

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:55
Pamje nga ndeshja Rahoveci - Don Bosko

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore ndaj Trepçës me rezultat 99:58 në ndeshjen cerekfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës që ka filluar të mërkurën në Rahovec.

Më të dalluarit te skuadra nga kryeqyteti ishin Rodney Bullock me 19 pikë, 12 kërcime e 4 asistime, Ahmed Bashir me 16 pikë e 7 kërcime dhe Mikaile Tmusic me 14 pikë e 7 kërcime.

Në anën tjetër te Trepca më efikasit ishin Besnik Azemi me 18 pikë e 8 kërcime dhe Aaron Anderson me 15 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.

Ndërkohë në ndeshjen e dytë cerekfinale të ditës së mërkurë nikoqiri, skuadra e Rahovecit ka triumfuar para shikuesve të vet në një palestër të stërmbushur, ndaj ekipit të Don Boskos me shifrat 87:71.

Më të merituarit për fitoren e Rahovecit ishin Fred Richardson me 25 pikë, 13 kërcime e 4 asistime, Deshon Minnis me 15 pikë, 7 kërcime e 5 asistime, Arian Qollaku me 12 pikë, 5 kërcime e 3 asistime dhe Rron Grapci me 11 pikë e 11 kërcime.

Në anën tjetër te Don Bosko më të dalluarit ishin Gent Shala me 19 pikë e 12 kërcime, Dion Haxhosaj me 18 pikë e 16 kërcime dhe Rro Kurti me 11 pikë e 4 kërcime.

Duhet theksuar se Z Mobile Prishtina do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e ndeshjes cerekfinale në mes Golden Eagle Yllit-Feronikeli, ndërsa Rahoveci do të përballet me fituesin e ndeshjes Bashkimi – Ponte Prizreni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat