Bardhekaltrat ballëlart

Basketboll

Bardhekaltrat ballëlart

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 10:58
Pamje nga ndeshja

Basketbollistet e Prishtinës e kanë mposhtur Bashkimin në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Ndeshja e luajtur të mërkurën në palestrën e re “Mizahir Isma” në Rahovec ka përfunduar me shifrat 69:76 në favor të basketbollisteve bardhekaltra.

Më të dalluarat te Prishtina ishin Tykyra Williams me 23 pikë, Braennan Farrar me 21, Saranda Daci me 15 dhe Irma Konjusha e Besjana Martinaj me nga 9 pikë secila.

Në anën tjetër te Bashkimi më efikaset ishin Mari Stewart me 21 pikë, Aulona Muhadri me 19 pikë dhe Ulpiana Emra me 13 pikë.

Duhet theksuar se finalja e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillohet të dielën në Rahovec me fillim nga ora 14:00, ku do të takohen Penza dhe Prishtina.

Fituese të Kupës së Kosovës për edicionin 2017/18 janë basketbollistet bardhekaltra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat