Hapja solemne e Final 8 Kupës së Kosovës

Basketboll

Hapja solemne e Final 8 Kupës së Kosovës

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 11:57
Hapja solemne e Final 8 Kupës së Kosovës

Të mërkurën mbrëma para duelit në mes Rahovecit dhe Don Bosko-s është organizuar edhe hapja solemne e palestrës së sportit “Mizahir Isma” në Rahovec dhe njëkohësisht është bërë edhe hapja solemne e Final 8 Kupës së Kosovës organizuar nga KB Rahoveci dhe Federata e Basketbollit të Kosovës.

Të pranishëm në hapjen solemne ishin edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Kujtim Gashi, kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, të cilët e morën edhe fjalën e rastit në këtë event në prani të rreth 2500 shikuesve të pranishëm në palestër.

Ndërkaq në ceremoni fjalën e rastit e morën edhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, kryetari i KB Rahovecit, Bekim Hoxha dhe djali i të ndjerit Mizahir Isma, emrin e të cilit e mban edhe palestra e sportit në Rahovec.

Krahas tyre në ceremony morën pjesë edhe kapitenët e ekipeve pjesëmarrëse të Final 8 të Kupës së Kosovës, të cilët u zotuan për fair-play dhe basketball cilësor.

Duhet theksuar se më në fund pas dhjetë viteve palestra në Rahovec ka përfunduar, ndërsa pranimi teknik nga MKRS pritet të bëhet brenda dy javëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat