Sot mbahen finalet e Final 8 të kupës së Kosovës në basketboll

Basketboll

Sot mbahen finalet e Final 8 të kupës së Kosovës në basketboll

Më: 3 mars 2019 Në ora: 07:18
Ilustrim

Do të luhen dy ndeshje finale, në të dyja konkurrencat, në atë të femrave dhe të meshkujve.

Në konkurrencën e femrave, KB Prishtina do të ndeshet me KB Penzën, ndeshje e cila fillon nga ora 14:30 dhe ku shihet Prishtina si favorit për të fituar Kupën.

Edhe në konkurrencën e meshkujve Prishtina do të luajë kundër nikoqirit KB Rahovecit. Edhe këtu Prishtina shihet si favorite, mirëpo nikoqirët do të mobilizohen në mënyrë që ta mposhtin Prishtinën.

Kujtojmë që vitin e kaluar, Prishtina ka arritur ta fitojë kupën e Kosovës në dy konkurrencat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat